Prokuroria thellon hetimet ndaj Dritan Dajtit
Grupi hetimor i çështjes, mësohet se i ka shtrirë hetimet edhe më tej në kohë, duke tentuar të hedhë dritë mbi aktivitetin në ilegalitet të Dritan Dajtit, i cili mendohet se ndër të tjera, mund të jetë përfshirë edhe në trafikun e lëndëve narkotike.
Lidhur me këtë hipotezë apo pistë të re, drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, konfirmuan se, hetuesit e çështjes, tashmë kanë nisur verifikimet si dhe po mbledhin të dhëna mbi veprimtarinë e mëparëshme të Dritan Dajtit. Megjithatë, burimet shtuan se, për momentin nuk është ngritur një akuzë e re për trafik të narkotikëve ndaj tij nga organi i prokurorisë dhe se çdo informacion për të do të shqyrtohet në vijimësi.
Sa i takon hetimit të ngjarjes së ndodhur në Durrës, të njëjtat burime pohuan se, puna hetimore për dokumentimin e saj ligjor vijon me intensitet. Prokuroria mësohet se ka mbledhur materiale të shumta hetimore, ndër to, dëshmi dhe prova të sekuestruara në vendin e ngjarjes ndër të cilat dy pistoleta, dy radio marrëse dhe disa telefona celularë, të përdoruara nga i pandehuri Dajti. Gjithashtu, hetuesit kanë bërë edhe rindërtimin e skemës së krimit. Ndërkohë që, mbeten në pritje të disa rezultateve të ekspertizave kriminalistike, të sendeve të sekuestrua në vendin e ngjarjes.
Gati një javë më parë në Durrës, 4 oficerë të Policisë së Shtetit, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duckollari dhe Kastriot Feskaj, humbën jetën në përpjekje për të arrestuar të shumëkërkuarin Dritan Dajti, i cili hapi zjarr ndaj tyre.