Sarandë, shpërthim tritoli në një pallat
14/08/2009 Ngjarja pasmesnate, vetëm dëme materiale. Banorët: Këtu nuk jeton asnjë person zyrtar
SARANDË - Mbi 100 gram tritol ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të ditë së djeshme, 300 metra larg qendrës së qytetit të Sarandës. Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Sarandës, pohuan për gazetën “Metropol”, se ngjarja ka ndodhur në orën 03.40, ku në shënjestër të lëndës eksplozive ka qenë një apartament pesëkatësh, ngjitur me ndërtesën më të lartë të qytetit të Sarandës, në lagjen nr. 2. Po sipas burimeve të policisë, lënda e eksplozivit ishte vendosur në sheshpushimin e pallatit, që mendohet se ka qenë në sasi rreth 100 gram.
Shpërthimi
“Nga plasja e lëndës shpërthyese nuk janë regjistruar të lënduar, por vetëm dëme materiale, thyerje xhamash të disa banesave pranë zonës së shpërthimit”, pohuan burime zyrtare, duke nënvizuar se, nga shpërthimi është hapur një zgavër në dyshemenë e korridorit të përbashkët mes dy apartamenteve. Po të njëjtat burime, saktësuan se, familjarë nga të dyja apartamentet e dëmtuara janë emigrantë të kthyer nga Greqia, të cilët kanë ardhur për pushimet dhe në këto pallate nuk banon asnjë person me përgjegjësi shtetërore. Ndërkohë, mësohet se një grup ekspertësh të Anti-terrorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të pa precedent.
Dëshmitarët
Të gjithë banorët e pallati pesëkatësh janë ngritur në këmbë pasi kanë dëgjuar shpërthimin e madh. Një banorë i lagjes nr.4, që është pranë terminalit të udhëtarëve të portit të Sarandës, është shprehur, se shpërthimi është dëgjuar në të gjithë zonën, pavarësisht se ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Sarandës. “Ishte një shpërthim që të kujtonte vitin e mbrapsht 1997. Në fillim mendova se mos kishte hedhur ndonjë person tritol për të vrarë peshk, por gjithçka u sqaruar në mëngjes”, të tregon Beni, një mesoburrë rreth të 50-ave. Ndërsa, një tjetër banorë i hershëm i qytetit të Sarandës, të shpjegon, se ngjarje të tilla ka ndodhur edhe 3 vjet më parë, por shpërthimi i djeshëm ka qenë tepër i frikshëm. “Unë jetoj pranë vendit ku tritoli tundi nga themelet pallatin. Pothuajse të gjithë banorët e pallatit pesëkatësh janë emigrantë dhe familjarë të rregullt. Nuk e kuptoj se kjo ngjarje “trokiti” natën në këtë zonë”, thotë me habi Sokoli, me profesion berber.
Ndërkohë, familjet më të prekura nga ngjarja e orëve të para të ditës së enjte, edhe pse ndiheshin më të sigurt nga prania e efektivat të policisë lokale, presin me padurim që ekspertët e Anti-terrorit që kishin ardhur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës qysh në orët mëngjesit të saktësojnë shkaqet reale të këtij shpërthimi. “Të gjithë banorët e pallatit ku ishte vendosur sasia e tritolit, pothuajse jetojnë në Greqi me djersën e ballit. Asnjë prej nesh nuk e ka ndërtuar jetën duke i hapur punën vetes, por gjithçka është arritur me djersë”, thotë Agroni, 40 vjeç, i cili qysh prej orës 03.40 të ditës së enjte nuk ka vënë gjumë.
Policia
Qëllimi, vetëm trembja e objektivit
Ekspertët e sektorit anti-terror të komisariatit të policisë së Sarandës, në bashkëpunim me specialistët e kriminalistikës kanë arritur të grumbullojnë në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lëndë plasëse e pashpërthyer e llojit tritol. “Nga hetimet paraprake është konkluduar se lënda shpërthyese është e llojit tritol dhe gjatë shpërthimit është përdorur 100 gramë ndërsa 30 gramë janë ndarë nga pjesa tjetër. Personat që kanë marrë përsipër këtë shpërthim janë profesionistë, pasi ata e kanë ulur forcën goditëse për të mos shkaktuar dëme njerëzore”, shprehet një ekspertë i antiterrorit, i cili preferoi të ngelet anonim. Sipas tij, në qoftë se autorët do të kishin përdorur të gjithë sasinë prej 130 gramësh atëherë dëmet materiale dhe njerëzore do të ishin të pallogaritshme. “Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është menduar se personat që kanë kryer aktin, kanë patur si qëllim dëmtimin material. Aktualisht po studiohen një nga një të gjitha pistat e mundshme për të mbërritur te autorët”, tha eksperti, teksa bën të ditur se deri në orën 12.00 të ditës së djeshme, në Komisariatin e Sarandës janë shoqëruar disa persona të dyshuar, por më pas janë lënë sërish të lirë. Tre vjet më parë, po të qytetin e Sarandës, persona ende të paidentifikuar nga policia lokale kanë vendosur një sasi tritoli pranë automjetit të një punonjësit të takim-taksa. Nga shpërthimi i 11 majit të vitit 2006, u dëmtuar rëndë automjetit që kushtonte jo më pak se 25 mijë euro.