Rama Noka po propagandon ndarjen veri-jug
Kryesocialisti Edi Rama prezantoi ekipin e tij të Rilindjes në Rrëshen. Ai theksoi se pasuritë nëntokësore të Mirditës do të mjaftonin për t’u garantuar mirëqënie të gjithë shqiptarëve, por shtoi se pushteti e ka harruar këtë zonë.
Mirditorëve u tha se janë braktisur në varfëri.
Ndonëse me zërin e ngjirur, kryesocialisti Rama nuk i kurseu kritikat ndaj rivalit demokrat gjatë mitingut në Rrëshen.
“E ka lënë Mirditën pa punë, pa vaditje të tokave, pa shfrytëzuar pasuritë nëntokësore, pa mësuesit e duhur për fëmijët, në varfëri, po i mbyt edhe ata sipërmarrës që jetojnë me një dyqan, me taksa.
Një pushtet që kërcënon me rrogën, bukën e gojës, për të marrë votën. Një pushtet që ofron studentëve udhëtime falas me një kompani ajrore monopol.”
Rama tha se Shqipëria e sotme nuk është ajo që shqiptarët ëndërronin kur luftuan kundër regjimit komunist.
“Ne të gjithë bashkë nuk luftuam kundër regjimit të vjetër që thuajse çerek shekulli më pas të gjendeshim në një pushtet që mbyll shkollat për të realizuar mitingjet e kryeministrit, nuk luftuam kundër regjimit të vjetër që thuajse çerek shekulli më pas kërcënon mësuesit me bukën e gojë, që u ofron studentëve jashtë udhëtim falas në Shqipëri me një kompani ajrore monopol në këmbim të votës. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Ne nuk luftuam që pas çerek shekulli njerëzit të mos kenë ujë për të pirë, për tu larë, për të vaditur tokat. Ne nuk luftuam që thuajse çerek shekulli më pas shqiptarët të ishin të grabitur në pasuritë e tyre nëntokësore.
Kreu i PS-së i kërkoi elektoratit të mos i besojë premtimeve të Kryeministrit Berisha, sidomos përsa i përket lehtësirave fiskale.
“Po a ka njeri që beson se Saliu i jep njeiut lekë më dorë, ndërkohë që dora e Saliut është në dorën e cdo shqiptari”.
Rama theksoi se pasuritë nëntokësore të Mirditës janë të mjaftueshme që jo vetëm populli i kësaj zone, por e gjithë Shqipëria, të jetojë në mirëqënie. Ndërkohë që sipas tij, ato po shfrytëzohen nga një grusht I vogël njerëzish.
Rama në Kukës: Noka po propagandon ndarjen veri-jug
Stacioni i fundit i ecjes elektorale gjatë ditës së enjte ishte në Kukës. Edi Rama mblodhi forcat dhe akuzoi kreun e listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike Flamur Noka, se po propagandon ndarjen veri-jug.
“Sot, shkon dhe vjen lart e poshtë një personazh komik që nuk është tek Portokallia, por në krye të Ministrisë së Brendshme, një Flamur ‘pa bisht’ që tundet de shkundet në për Kukës, Tropojë dhe Has duke treguar përrallat e kratragjyshit me antiplumb. Një burrë qesharak që nuk i bën nder kuksianëve, tropojanëve dhe hasianëve, nuk i bën nder uniformave blu të këtij vendi janë katandisur ashtu siç janë katandisur pasi kanë mbetur në dorën e katragjyshit me antiplumb që dreqi e di pse ka kaq frikë kur takon popullin e vet”, -tha Rama.
Kryesocialisti tha se nuk do votën për të bërë të pamundur, por për të realizuar rilindjen e Qarkut Kukës dhe gjithë Shqipërisë.
Rama kërkoi votën më 23 qershor, duke thënë se do të ulë taksat, do të reformojë shëbimin shëndetësor dhe sistemin arsimor. Në fund të mitingut u përcoll me një valle të kësaj krahine.