E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria vazhdon hetimet për evazionin fiskal prej 300 mijë të kreut të G 99-ës

Sot Njësia e Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionin mbyll fazën e dëshmive

Sot në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës, do të vazhdojë me dëshminë e tij, denoncimin e abuzimeve financiare dhe evazionin fiskal të Erion Veliajt, denoncuesi i këtij abuzimi, njëherazi, kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, ish-drejtuesit të Lëvizjes qytetare “Zgjohu”.
Burime të Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, bëjnë të ditur se sot mbyllet marrja e dëshmisë së Altin Goxhajt, dhe se pas këtij veprimi, objekt i pyetjes së tyre, do të jetë Erion Veliaj, si edhe verifikimi i aktivitetit dhe transaksionit të tij financiar.
Avokati Altin Goxhaj ka bërë të ditur se në dëshminë e tij të fundit në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës, “objekt i saj do të jetë paraqitja e pretendimeve me shkrim në prokurori të dëshmisë së tij për evazionin fiskal të Erion Veliajt”.
Gjithashtu, avokati Altin Goxhaj, bënë të ditur se, “të hënën do të prezantojë edhe një video nëpërmjet së cilës do të tregojë një pjesë të provave materiale që vërtetojnë pretendimet në dëshminë e tij”.
Prej disa javësh, Prokuroria e Rrethit të Tiranës ka filluar procedim penal, për abuzim financiar dhe evazion fiskal ndaj Erion Veliajt, kreut të Partisë G 99. Hetimet për dosjen me nr. 3379, e vitit 2009, e procedimit penal ndaj Erion Veliajt për evazion fiskal për shumën rreth 5.4 milionë euro, që po hetohet nga Njësia e Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionin.
Burime nga Prokuroria e Rrethit të Tiranës, bëjnë të ditur se dosja e cila është regjistruar që në muajin qershor të vitit 2009, tashmë ndodhet në duart e prokurorit Julian Zonja.
Abuzimet financiare dhe evazioni fiskal për të cilat akuzohet Erion Veliaj, mësohet se janë akuza që i përkasin periudhës kur ai drejtonte Fondacionin “Majft” i shndërruar më pas në Lëvizja “Mjaft”.
Erion Veliaj, njihet i një nga mbështetësit, jo vetëm politik, por edhe financiar të Edi Ramës, kreut të PS-së. Burime të Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, duke pohuar këtë detaj, objekt hetim, saktësojnë se gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar, Erion Vliaj, ka financuar fushatën dhe imazhin e Edi Ramës dhe të PS-së.
Mësohet se edhe ky “aktivitet” dhe kjo lidhje e Erion Veliajt me Edi Ramën, do të jetë objekt i hetimit nga ana e Prokurorisë së Rrethit të Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›