E Diel, 1 Nëntor 2026

Faktet që s’mund t’i fshehë Erion Veliaj provojnë abuzimet dhe evazionin e tij fiskal

Shkeljet e Erion Veliajt, gati marrja në pyetje e kreut të G 99-s

Zhdukja e Erion Veliajt, pas dështimit për fshehjen e provave, me shpresën se do të mund t’i shpëtonte procedimit penal të Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, gjithsesi nuk mund të fshehin realisht këto prova, si dhe faktet që e rëndojnë edhe më shumë pozitën e kreut të G 99-ës, përballë akuzave për abuzime financiare dhe evazion fiskal.
Gjithë-gjithë, të gjitha shkeljet e Erion Veliajt, qoftë duke fshehur të ardhurat personale, qoftë duke fshehur mospagesën e sigurimeve shoqërore, qoftë duke fshehur të ardhurat e “Mjaft”-t dhe organizatave të tjera të ngritura nga Erion Veliaj dhe vëllai e bashkëpunëtorët e tij, qoftë duke fshehur aktivitetin dhe të ardhurat e bizneseve të tij, vëllait dhe bashkëpunëtorëve, qoftë nëpërmjet aktiviteteve të paligjshme financiare të tipit të kredidhënieve, etj, nuk e fshehin evazionin fiskal të Erion Veliajt, që për shumën e rreth 5.4 milionë të ardhurash, llogaritet në rreth 30 milionë lekë (të reja).

Evazion fiskal me të ardhurat personale të Erion Veliajt
Evazioni fiskal, është akuza më e rëndë, për çlirimin ndaj së cilës, Erion Veliaj do të duhet të japë shumë shpjegime në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës, pas nisjes prej saj të një procedimi penal. Provat dhe të dhënat, të denoncuara e depozituara në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës, nga avokati Altin Goxhaj, kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, ish-drejtuesit ët Lëvizjes qytetare “Zgjohu”.
Prej këtyre të dhënave dhe provave, mësohet se evazion fiskal, Erion Veliaj, ka shkaktuar që nga mosdeklarimi i të ardhurave të tij personale, të siguruara nga pagesat pranë “Mjaft”-it, të cilat sado që ti fshehë, ai gjithsesi nuk mund të arrijë të fshehë se si mundi të blejë dy apartamente.
Duke qëndruar te të ardhurat personale të Erion Vliajt, provat, të cilat tashmë janë edhe në duart e Prokurorit Julian Zonja, tregojnë se gjithë aktiviteti i tij në krye të “Majft”-it, ka qenë në “të zezë”. E thënë ndryshe, Erion Veliaj, mësohet se nuk ka paguar sigurimet shoqërore, për të ardhurat e tij personale.

Evazion fiskal me të ardhurat e OJF-ëve dhe bizneseve të Erion Veliajt
Jashtë të ardhurave dhe përfitimeve personale, Erion Veliaj evazionin më të madh fiskal, e ka shkaktuar në emër të “Mjaft”-it, por edhe 6-shtë tjera, “bija” të “Mjaft”-it, sikurse janë, “BYL-A”, Shoqata “Kombëtare e Debatit”, Fondacioni “Mjaft”, Shoqata “Fshati Urban”, Qendra Lëvizja “Mjaft” dhe Shoqata G 99.
Nga të dhënat e dosjes së prokurorisë, mësohet se nga të ardhurat e siguruara nga 6 “Mjaft”-ët e Erion Veliajt & Co të cilat kanë siguruar donacione nga 34 donatorë ku vetëm njëri projekt ka vlerën e 1.020.000 Euro, nuk është derdhur në arkën e shtetit, asnjë qindarkë, detyrim financiar, që rrjedh prej këtyre të ardhurave.
Ndërsa Erion Veliaj, si “i gjithanshëm” arrinte të ngrinte e drejtonte “Mjaft”-in dhe 6 shoqatat “bija” të tij, ai nuk ka lënë pas dore, as aktivitetin privat, duke demonstruar edhe aftësi prej biznesmeni. Janë një sërë biznesesh të Erion Veliajt, vëllait të tij dhe bashkëpunëtorëve, që sërish, nuk ka derdhur asnjëherë, as një qindarkë të vetme, detyrim tatimor apo taksor, në arkën e shtetit. Si aktivitetet të tilla, në formën e bizneseve fitimprurëse, mund të përmenden “C&PR Production” i regjistruar në Gjykatë dhe më pas në QKR si biznes i vogël i Denis Behlulit, “Grafik Propaganda” i drejtuar nga vëllai i Erionit Arbër Veliaj i paregjistruar në Gjykatë apo QKR që praktikisht do të thotë kryen veprimtari pa licencë, apo edhe “Mozaik” sh.p.k. me administrator një nga njerëzit e financave të “Mjaft” dhe ekspert i financave të Fondacionit “Mjaft”, Endrit Kromidhja. Të gjitha këto aktivitete, pavarësisht se ishin apo jo të regjistruara në Gjykatë, një gjë është e sigurt, se ato i janë shmangur detyrimeve ndaj shtetit, që rridhnin prej aktivitetit të tyre, si biznese fitimprurëse.

Veprimtaritë financiare të paligjshme e të palicencuara të Erion Veliajt
Në morinë e abuzimeve financiare të Erion Veliajt, pjesë e hetimeve të Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, janë edhe aktivitetet e tij të paligjshme dhe të palicencuara nga strukturat e shtetit. Nisur ndoshta nga përvoja e Olta Xhaçkës, si ish-nusja e djalit të Shemsie Kadrisë, “bosses” së kompanisë piramidale “Gjallica” edhe Erion Veliaj e përdorte Fondacionin e tij “Mjaft” si fondacion kredimarrës e kredidhënës.
Ndërsa nga njëra anë Erion Veliaj, nëpërmjet piramidës së tij, siguronte donacione ndërkombëtare, pa shlyer detyrimet financiare nga të ardhurat e siguruara, ai, nga ana tjetër, “ushtronte” edhe aktivitetin e kredidhënies, duke ju dhënë kredi aktivistëve të “Mjaft”-it nëpërmjet Fondacionit tashmë të zhdukur “Mjaft”. Këtë aktivitet “të guximshëm” kredidhënie, për të cilin Erion Veliaj duhet të përgjigjet në Prokurori, e ushtronte në një kohë kur dihet se çdo dhënie kredish me përqindje nga një fondacion i palicencuar nga Banka e Shqipërisë ndëshkohet penalisht.
Pjesë e aktiviteteve të paligjshme e të palicencuara, tashmë objekt hetimi nga Prokuroria e Rrethit të Tiranës, është ushtrim të aktivitetit ekonomik të palicencuar në Gjykatë apo QKR-ë, nga “Grafik Propaganda”, OJF-ë, bijë” e “Mjaft” e drejtuar nga vëllai i Erionit, Arbër Veliaj, aktivitet i cili praktikisht dhe ligjërisht, konsiderohet i paligjshëm.
Nëpërmjet këtyre “standardeve” të zgjedhura prej Erion Veliajt, për ushtrim dhe nxitje të aktiviteteve të paligjshme, nga ana tjetër, ai ka ndikuar edhe në prishjen e konkurrencës së rregullt në treg, që ka rrjedhur nga avantazhet e mospagimit të taksave nga bizneset e Veliajt & Co dhe nga mungesa e kontributeve financiare në shtet të kompanive të tjera që do të përfitonin këtë numër të ri klientësh që kontraktuan bizneset e Grupit të Veliajt & Co, sikurse janë “Grafik Propaganda”, “C&PR Production”, apo edhe “Mozaik” sh.p.k.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›