E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret motren 6-vjecare me armen e gjahut

KURBIN/ Dy motra kane qene duke luajtur njera me tjetren ne kohen qe e madhja ka qelluar me cifte. Familjare te 6-vjecares kane deklaruar se nuk kishin dijeni se ne folene e armes ndodhej edhe nje fishek


KURBIN - Vritet me armen e gjahut nje 6-vjecare ne fshatin Fushe-Kuqe nderkohe qe policia deri pasdite vone ka vijuar me marrjen ne pyetje te familjareve per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes.


Fillimisht u hodhen dyshimet se behej fjale per nje vetevrasje aksidentale por pas hetimeve burimet shprehen se ka rezultuar se viktima ka qene bashke me te motren ne momentin e ngjarjes dhe se ka qene kjo e fundit qe ka shkrepur armen pa e pasur idene e pasojave. Te aferm te viktimes bejne te ditur se arma ka qene ne mur dhe prinderit e vajzave nuk e kane ditur qe ne te ndodhej edhe nje fishek vdekjeprures per 6-vjecaren.


Versioni i familjareve


Te aferm te vajzes 6-vjecare te vdekur mesditen e djeshme ne fshatin Fushe-Kuqe te Kurbinit bejne te ditur se dy motrat 7 dhe 6 vjece kane qene duke luajtur ne banese rreth ores 1430. Ato kane qene ne dhomen e pritjes ku ndodhej edhe arma e gjahut prone e te atit. Teksa luanin te dyja vajza e madhe ka marre armen ne mur dhe me te ka qelluar ndaj motres se vogel.


E shtena eshte degjuar nga te afermit pasi prinderit ne momentin e ngjarjes nuk kane qene ne banese. Keta te fundit mesohet se jane shprehur se nuk kishin dijeni se ciftja kishte edhe nje fishek ne te dhe se kur eshte varur ne mur pretendohej te ishte bosh. Varrimi i se mitures pritet te behet te henen.


Nderkohe policia fillimisht deklaroi se kishin te benin me nje vetevrasje me pas hetimet kane vijuar. Deri ne oret e vona te mbremjes policia nuk ka dale m e nje variant zyrtar lidhur me vrasjen e 6-vjecares.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›