Shkoder nis shfaqja e infrastruktures se demtuar
PASPRMBYTJET/ Ne qytetin e Shkodres ulja e nivelit te ujit ka nxjerre ne pah edhe demtimin e madh te akseve rrugore per te cilat pritet te investohet vitin ne vijim
SHKODR - Permbytja e muajit dhjetor e rreth 14 000 ha toke ne rrethin e Shkodres pervec demeve shume te medha ne banesa dhe te mbjella ka sjelle probleme dhe per infrastrukturen rrugore ku segmente te akseve te ndryshme rrugore jane demtuar nga prania e gjate e ujit ne to. Tashme qe uji eshte larguar nuk eshte e veshtire te shohesh edhe demet e shkaktuara per shkak te permbytjes.
Aksi rrugor qe lidh Shkodren me Shiroken eshte thuajse i shkaterruar plotesisht dhe gerryerja e asfaltit ne shume vende e ben te veshtire qarkullimin normal te automjeteve ne dy anet e rruges.
Demtimi i ketij aksi rrezikon jeten e drejtuesve te automjeteve pasi uji i liqenit aktualisht eshte ne nje nivel me rrugen ne disa vende rruga eshte ngushtuar se tepermi ndersa jane demtuar dhe mure mbajtese e rrethuese. Ky lloj demtimi pohohet edhe nga burimet zyrtare.
Me largimin e ujit kane dale ne dukje dhe demtimet e rrugeve si tek Ura e Bunes pjesa para saj tek Harku i Berdices pjese te vecanta ne aksin Xhabije- Ura e Bunes ndersa ne rruget e komunave demtimet jane edhe me te medha ndonese aktualisht ato ende jane me uje dhe nuk shihen.
Ne disa prej ketyre rrugeve si tek Ura e Bunes kane nisur disa riparime te vogla por mesohet se per te nderhyre duhen projekte te mirefillta qe kerkojne jo vetem burime financiare por dhe procedura te zgjatura. Burime nga Bashkia e Shkodres bejne te ditur se eshte duke u bere identifikimi i te gjitha demeve ne infrastrukturen rrugore me qellim qe sapo te largohet perfundimisht uji te nderhyhet per rehabilitimin e tyre.
Rruget e demtuara kane projekte te bera pasi kane qene te rikonstruktuara ose ne pritje te nje procesi te tille keshtu qe sapo te largohet perfundimisht uji do te nderhyhet menjehere per ti sjelle ne normalitet pasi dhe demtimet kryesisht jane te pjesshme perjashto rrugen e Shirokes qe kerkon me shume pasi ka demtime me te medha- shprehen burimet nga Bashkia e Shkodres.
Thuhet se ka projekte per Shiroken dhe per zonat e tjera te demtuara do te merren fonde nga donacionet qe jane dhene per Shkodren por edhe nga qeveria. Pritet gjithashtu qe te kete nje venie ne pune edhe te stacionit i pompave te ujerave te zeza.
Ky stacion prej vitesh ka probleme me energjine elektrike duke bere qe ujerat e zeza te mos derdhen ku duhet. Ne kohen e permbytjeve ne zonen e permbytur nga liqeni u kthyen mbrapsht edhe ujerat e zeza. Mesohet se ky stacion eshte futur ne projektet per vitin ne vijim.
Gjithashtu burimet nga bashkia bejne te ditur se pritet qe nje fond i vecante te lihet edhe per kazanet e plehrave te cilet jane marre nga uji gjate permbytjeve. Investime duhen edhe per linjat elektrike. Ndersa per pjeset e demtuara ne komuna apo rruge nacionale jane ndermarrjet perkatese qe pritet te bejne nderhyrjet rehabilituese.