E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rastesite e Orucit me Edilizia Dossetin

Ish- drejtori i Parkut te Policise ka pohuar se ska lidhje me subjektin. Nje mjet eshte ne emrin e tij ndersa nje tjeter ka adrese prane prones se pohuar prej tij


TIRANE- Lidhja mes ish- drejtorit te Parkut te Automjeteve te Policise se Shtetit dhe Ministrise se Brendshme me firmen qe menaxhon karoatrecet dhe piken e bllokimit per llogari te Policise Rrugore te Tiranes duket se nuk mbaron me faktin se kunati i tij Elvis Spartaku eshte administrator i kompanise qe eshte e regjistruar ne emrin e italianit Fulvio Doseti.


Vete z. Oruci ne nje interviste per gazeten Shekulli ndersa ka mohuar se ka njerez te njohur apo lidhje aksionere me kompanine Edilizzia Dossetti. Por ai ka pranuar gjate intervistes se autoservis Ferrari qe ndodhet me adrese ne Unazen e Re eshte ne pronesi te tij.


Ne fakt ne Qendren Kombetare te Regjistrimit QKR ka nje subjekt te regjistruar me emrin Ram Oruci ekstrakti i se ciles nuk hapet. Nga ana tjeter ne ekstraktin e firmes Edilizzia Dossetti te dhene nga QKR-ja disa automjete karoatrecesh jane regjistruar me adrese ne Unazen e Re ne nje objekt 4 katesh prane servis Ferrarit.


Nje prej mjeteve qe kane deklaruar vendndodhjen ne kete vend eshte ai me targe TR 32 65 M. Nje tjeter koincidence eshte edhe fakti se nje nga mjetet karoatrece me te cilet punon Edilizzia Dossetti rezulton te jete ne pronesi te ish- drejtorit te parkut te automjeteve te Policise.


Kete fakt z.Oruci e ka argumentuar se ia ka shitur kompanise se mesiperme por serish mjeti rezulton te jete i regjistruar ne emrin e tij bazuar ne te dhenat qe posedon Drejtoria e Sherbimit te Transportit Rrugor ne kryeqytet. Vete Oruci ne intervisten per Shekullin ka mohuar qe te kete lidhje me Edilizzia Dossettin. Per rastesi ne pallatin ne rrugen Dritan Hoxha prane doganes ne Laprake banon z. Oruci.


Ne te njejtin pallat mbase per rastesi Edilizia Dossetti ka lidhur kontrate me ndertuesin e pallatit per perdorimin e parkimit te nendheshem te ketij objekti si pike e bllokimit te automjeteve.


Nje banor i pallatit tregoi per Shekullin se kishte pare shume muaj me pare disa mjete te bllokuara me karoatrec qe silleshin aty. Me pas ai pohon se nuk i pa me. Te njejtin fakt e pranon edhe nje roje i pallatit i cili shton se pika u perdor disa here por me pas ajo nuk eshte perdorur me.


Pika e bllokimit qe ne kontraten e policise dhe subjektit qe administron piken e bllokimit pershkruhet se ndodhet ne adresen perballe AMC-se. Ajo korrepondon pikerisht me adresen e banimit te z. Oruci ne nje nga katet e larta te pallatit te perfunduar se ndertuari para rreth tri vitesh. Blerjen e shtepise se tij ne kete adrese z. Oruci e ka referuar edhe ne deklaraten e tij te pasurise dorezuar prane Inspektoratit te deklarimit te Pasurive.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›