Rona Nishliu, ne "prove" ne arenen "EuroSong" Izaura Ndoj
Rona Nishliu do te jete kengetarja e pare me origjine nga Kosova, ku sonte do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizion. Edhe pse kenga "Suus" ka marre nota pozitive nga kritikat ne Baku, Nishliu do te jete ne "prove" ne arenen e Eurovizionit. "Interpretimi vokal i kenges se saj dramatike, teksti i se ciles eshte ne shqip, ishte shume bindes dhe profesional aq sa nuk pati nevoje per mbeshtetje te zerit te dyte", - eshte nje nder kritikat qe eshte publikuar ne faqen e Eurovizionit. Por, pervec kritikave pozitive, kosovarja Rona Nishliu ka shanse qe te jete pretendente per shkak te votave qe ajo do te marre nga te gjithe trevat shqipfolese duke perjashtuar vetem Shqiperine, e cila nuk ka te drejte vote ashtu si te gjitha vendet pjesemarrese nuk mund te votojne kengen e tyre. Gjate daljes se saj te pare per mediat ne "EuroSong" eshte vene ne pah dhe fakti se ajo eshte me origjine nga Kosova, por ne garen e Kenges Europiane ajo perfaqeson Shqiperine. Pikerisht, per kete fakt, Rona ka shpjeguar se Festivali i Kenges Shqiptare, qe vepron ne baze kombetare per perzgjedhjen e kengeve per Eurovizion, ka qene gjithmone i hapur per artiste nga Kosova dhe ka thene se ajo eshte e lumtur qe i eshte dhene mundesia te performoje ne skenen e Eurovizionit dhe ka shanse qe te votohet me se shumti edhe nga bashkekombesit e saj. Rona Nishliu do te paraqitet ne gjysmefinalen e pare me 22 maj (sonte), nderkaq, sipas shortit, ajo kendon e pesta me radhe. Videoklipi i kenges eshte realizuar nen regji te Bekim Lumit dhe realizim te produksionit "Koperativa". Rona Nishliu ne shkurt te ketij viti kishte incizuar kengen "Suus" ne Los Angeles, aty ku dikur kishin incizuar "The Beatles", Frank Sinatra, Ray Carles. Lady Gaga ne ditet e sotme eshte njera prej yjeve qe regjistron po ne ate vend. Tekstin e kenges "Suus" e ka shkruar vete Rona. Para se te nisej per ne Baku te Azerbajxhanit, Nishliu ka organizuar nje turne per promovimin e kenges "Suus".
Juria dhe votimi
Radio Televizioni Shqiptar ka ngritur jurine perfaqesuese te Shqiperise, e cila do te votoje ne naten gjysmefinale dhe finale te Festivalit Europian te Kenges, per te gjitha vendet konkurruese ne "Eurosong". Juria perbehet nga Sokol Marsi, Edison Miso, Eranda Libohova, Endri Sina dhe do te mblidhet ne RTSH. Sistemi i votimit do te jete si cdo vit, pra juria do te votoje me pike per te gjitha shtetet pjesemarrese (pervec Shqiperise), ne grupin ku merr pjese dhe Shqiperia, ne momentin qe EBU-ja hap votimin. Gjithcka do te jete perpara kamerave dhe ne lidhje me "Eurosongun", por ndryshe nga sistemi "shqiptar" i votimit ne vitet e kaluara. Edhe pse juria ka pasur edhe ne edicionet e kaluara, ajo nuk ka funksionuar ne kete menyre dhe asnjehere nuk jane ditur emrat e saj. Per sa i perket votimit te pergjithshem ne Festival, kete vit, si ndryshim nga vitet e meparshme, televotimi apo votimi i publikut do te behet ndryshe. Ne vitin 2010 dhe 2011, publiku mund te votonte ne fillim te spektaklit, ndersa tani publiku mund te votoje vetem, pasi te gjitha shtetet te kene performuar. Keshtu qe, pasi publiku te votoje, votat e jurise dhe publikut do te mblidhen se bashku (50:50), duke bere rezultatet perfundimtare nga 1 deri 12.