Koalicioni? I dyzuar mes Ramës dhe Berishës
30/03/2009 Vangjel Dule në Fier komenton situatën aktuale të partisë së tij në konferencën e Vllehëve
FIER- Është zhvilluar në Fier konferenca e Unionit te Vllehëve të Fierit. Merrnin pjesë përveç delegatëve të kësaj konference, e cila zgjodhi forumet drejtuese të saj edhe të ftuar të tjerë si prefekti i Janinës, ai i Gjirokastrës kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe të ftuar të tjerë. Gjithashtu në këtë konferencë ndodhej edhe kryetari i Partisë Socialiste të Fierit Arjon Muçaj. Në fjalën përshëndetëse zoti Dule i uroi punë të mbarë kësaj konference, ndërsa ai vlerësoi dhe situatën aktuale që po kalon partia që ai drejton në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit...
Z. Dule deri më sot çfarë masash ka marrë PBDNJ për t’u paraprirë zgjedhjeve të 28 qershorit?
Partia e Bashkimit për të drejtat e njeriut është në fazën përfundimtare të një debati të brendshëm, i cili është përqendruar në tre elemente. Më kryesorët janë detajimet e fundit të programit tonë elektoral, së dyti është përzgjedhja e kandidaturave nëpërmjet një debati në strukturat lokale të gjitha niveleve si në rang dege, ashtu edhe në rang strukturash koordinuese dhe së treti diskutimi i dy alternativave ai i kandidimit më vete dhe ai i kandidimit në koalicion. PBDNJ ka një traditë që është respektuar në vazhdimësi në ballafaqimet elektorale administrative ashtu dhe politike që kanë qenë kandidime pa aleanca parazgjedhore, veçse kësaj radhe kemi të bëjmë me një kuadër të ri me një sistem të ri zgjedhor, i cili vështirëson së tepërmi dhe pothuajse përgjysmon kapacitet përfaqësuese të forcave të vogla, e cila është rrjedhoja e vet natyrës së proporcionalit rajonal. Rrjedhimisht PBDNJ po përfundon dy variante, e cila do të shprehet në Kongresin e saj në datën 9 maj ku dhe do të merret edhe vendimi përfundimtar se cili nga këto do të jetë.
Si ka qenë përfshirja në qeverisje me PD-në?
Përfshirja në qeverisje besoj se nuk kemi patur probleme komunikimi si PBDNJ me Partinë Demokratike, por edhe ky koalicion si gjithë koalicionet e mëparshme nuk ka arritur të kapërcejë problemet që kanë koalicionet e bashkëpunimit në Shqipëri pasi ata nuk janë koalicione programore, nuk janë koalicione që mbështeten në sintezën e elementeve të ndryshëm të alternativave politike që përfaqësojnë forcave të ndryshme politike. Më tepër funksionojnë si zyra kuadri ku plotësohen interesat e punësimit të lidershipëve të forcave të ndryshme politike. Nuk duhet të na gënjejë asnjëherë mendja që hyrja e vendit tonë në NATO dhe afrimi me Bashkimin Evropian nuk është një akt formal, është një akt thelbi dhe kjo kërkon ndryshime mentaliteti, ndryshim konceptimi politikash ndryshim realizim politikash. Të gjithë jemi të motivuar t’i japim një shans jetës politike në vend të dalim nga stanjacioni të ndjekim ritmet e shoqërisë, të japim një produkt nga ai i viteve te mëparshme.
Ju thatë që në kongres do të zgjidhni dy variante, cilat nga këto do të zgjidhni?
Është e qartë që dy variantet janë kandidimi tradicional më vete pa aleanca para zgjedhore dhe alternativa e dytë që lind për shkak të ligjit të ri zgjedhor që është eventualitetit i bashkëpunimit paraelektorale. Në qoftë se do të merret vendim për bashkëpunim parazgjedhor i takon atij momenti që të merret edhe vendimi se me kë do të bashkëpunojmë.
Si mendoni ju si kryetar i kësaj partie me kë do të bashkëpunoni?
Ne nuk jemi një parti që funksionojmë me vendime arbitrare të kryetarit dhe sikurse nuk vendos kryetari ashtu dhe nuk mund t’u paraprijë vendimeve të strukturave. Rrjedhimisht është një ekskluzivitet vendimmarrës i strukturave.
Ku e parashikoni partinë tuaj në këto zgjedhje më konkretisht?
Ne jemi shumë afër realizimit të objektivave, për të cilët punojmë prej vitesh, do të kemi një rritje të elektoratit të PBDNJ-së me 10 -15 për qind. Nuk mund të fshehim ambiciet tona prioritare në qarkun e Gjirokastrës, Vlorës, Korçës, Fierit, Tiranës. Por kjo nuk do të thotë që do të nënvlerësojmë përpjekjet tona elektorale në qarqet e tjera.