Ruzhdi Keçi: Ja zonat me probleme nga nis verifikimi
30/03/2009 Prefekti i Tiranës kërkon shtim të punonjësve pranë komisionit
Komisioni vendor për Verifikimin e Titujve të Pronësisë nuk ka marrë asnjë vendim. Janë më shumë se 2 mijë dosje që presin shqyrtim nga specialistët e këtij komisioni. Që prej tetorit të vitit të kaluar punonjësit e kësaj zyre kanë pritur vetëm kërkesa dhe ankesa. Vendimi i Qeverisë doli vetëm në muajin shkurt të këtij viti, por më pas u pezullua dhe u saktësua në disa pika. Nga momenti i botimit në Fletoren Zyrtare duhen edhe 15 ditë që ky vendim të marrë fuqinë e tij ligjore. Veç kësaj, prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, pranë të cilit është vendosur ky komision kërkon shtim të personelit. Ai ka pohuar se zonat më problematike janë ato pranë bregdetit të Kavajës, si dhe në rrethinat e kryeqytetit.
Verifikimi
Pronësia në zonat turistike, por edhe në zonat pranë kryeqytetit mbart një fazë të vështirë të zgjidhjes së problematikës. “Kryesisht janë komunat rreth Tiranës dhe ato të rrethit të Kavajës, bashkia e Rrogozhinës ka probleme, Luzi i Vogël dhe Synej”, - shprehet prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi. Verifikimet do të nisin nga këto zona, por gjithashtu edhe në Kashar, Kamzë, Farkë. Në këto zona ka probleme më të mëdha. Po kështu, në zonën e Dajtit, një pjesë e territorit, që i përket pjesës së ish-uzinës së traktorëve do të verifikohet. Bëhet fjalë për një kaos 15-vjeçar që me anën e këtij ligji synohet të vihet në normalitet. Ligji parashikon që aktet e marrjes së tokës në pronësi në zonat ish-ferma bujqësore, si dhe tokat që janë me përparësi turizmi të rishikohen me përparësi një për një. Ndërsa për sipërfaqet e tjera të tokës ku kanë qenë kooperativat bujqësore do të operohet mbi bazën e kontestimeve, ankesave dhe përplasjeve që ka. “Qysh tani po e ndjejmë nevojën e shtesës së numrit të punonjësve, sepse ka shumë praktika që duhen ndjekur. Në të gjitha vendimet tona që do të merren pasi të plotësohemi komplet me bazën e duhur ligjore, i cili na saktëson shumë procedura që do të ndjekim, ne parashikojmë që një palë do të jetë gjithnjë e pakënaqur”, - shprehet Ruzhdi Keçi. Vendimet që do të marrë ky komision mund të hidhen poshtë vetëm nga një institucion siç është gjykata. Nëse këto vendime të komisioneve do të zhvlerësojnë një titull pronësie dhe ta zëvendësojnë me një titull tjetër pronësie, atëherë ZRPP-ja është e detyruar të bëjë ndryshimet përkatëse.
Hetimi dhe plotësimi
Vendimet e komisioneve të Verifikimit të Tokave do të jenë si për dhënien në pronësi të sipërfaqeve, ashtu dhe për heqjen e kësaj të drejte. Kjo do të jetë në varësi të ankesave dhe të kërkesave që do të vijnë prej vetë subjekteve. Në rastin kur një familje do të pretendojë se nuk e ka marrë tokën që i takon, apo se sipërfaqja nuk i kaluar ende nga pronësia në përdorim, komisioni do të shqyrtojë të dhënat për ndarjen për frymë të sipërfaqes bujqësore si dhe do të bëjë shumëzimin për pjesëtarët e familjes në certifikatën e vitit 1991. Ndërsa në rastet e kalimit prej përdorimit në pronësi do të zbatohen procedurat e saktësuara në ligjet për ndarjen e tokës. E kundërta ndodh në rastet kur toka është marrë në mënyrë abuzive. Kështu, komisioni do të shqyrtojë nëse subjekti ka qenë punëtor i ndërmarrjes bujqësore ose jo si dhe duke verifikuar nëse ka marrë tokë më shumë nga sa parashikohet në ligj.