Gjenerali i ushtrisë së vdekur vjen në Prishtinë

Prishtinë, 19 janar, NOA Nga Milena Selimi - Shfaqja
e mirënjohur Gjenerali i ushtrisë së vdekur, sipas romanit homonim të Ismail
Kadaresë dhe me regji të Dino Mustafiç, do të jepet në Prishtinë në datat 24,
25 dhe 26 Janar 2010. Ardhja e Gjeneralitështë konfirmuar nga të dyja
institucionet; Teatrit Shqiptar - Shkup dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës.
E veçanta
e kësaj shfaqje do të jetë se Gjenerali solidarizohet me fatkeqësinë natyrore të
përmbytjeve që kapi zonën e Shkodrës dhe rrethinat e saj. Të dyja
institucionet artistike mësohet të shprehen se biletat e datës 24 janar janë
vetëm një kontribut i vogël, Një ndihmesë e vogël për ata që na i hapën dyert
dhe zemrat kur ne kishim nevojë.
Kjo shfaqje është dramatizuar për skenë nga
Jeton Neziraj, me skenografi nga Dragutin Broz, kostumografi të Bllagoja Micevskit dhe regji skenike nga
Dino Mustafiq. Në rolet kryesore interpretojnë: Bajrush Mjaku, Xhevdet Jashari,
Adem Karaga, Vebi Qerimi, Musherefe Llozani, Adrian Aziri, etj.
Shfaqja Gjenerali i ushtrisë së vdekur, vjen
në Prishtinë vetëm pas një prezantimi me sukses në skenën e Shkupit dhe para
pak kohësh u shfaq në Teatrin Jugosllav të Dramës, ku nga publiku u
duartrokit gjatë. Aktori që interpreton Gjeneralin, Bajrush Mjaku shprehet
se:
Ishte
ndjenjë e veçantë tek na shoqëronte në Beograd aktori ynë më i madh, ish-profesori
im në shkollën e lartë të aktrimit në Prishtinë, Bekim Fehmiu. Edhe më e
veçantë ishte ndjenja kur ai pas shfaqjes erdhi dhe na përgëzoi për realizimin
e mirë që kishim bërë. Ai e pranoi se i kishim krijuar një ndjenjë krenarie që
moti nuk e kishte përjetuar. Ai na tha se me këtë shfaqje e kishim nderuar atë
dhe gjithë shqiptarët. Na tha se kishim bërë një shfaqje të denjë për çdo skenë
të Evropës.
Të ardhurat që grumbullohen nga shitja e
biletave për premierën kosovare (datë 24, ora: 20:00) do t`u dedikohen
familjeve që kanë pësuar nga fatkeqësia natyrore në Shkodër. Biletat për datën
24 Janar do të kushtojnë 10 EURO.