E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis Festivali Kombetar i Sazeve

Durres

Ne qytetin e Durresit eshte celur Festivali Tipologjik Kombetar i Sazeve ne te cilin marrin pjese 12 grupe folklorike nga rrethe te ndryshme te vendit. Ky eshte edicioni i shtate i ketij festivali te pervitshem qe shetit ne qytete te ndryshme te vendit dhe kete vit eshte ndalur ne Durres. Ne gare jane sazet e Korces Permetit Delvines Beratit Frengoves-Struge Tiranes Bilishtit Kolonjes Vlores Lushnjes Pogradecit dhe Fierit. Nje juri specialistesh do te shpalle ne fund fituesit e ketij festivali. Festivali organizohet nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Qendra Kombetare e Veprimtarive Folklorike ne qytete te ndryshme te vendit. Aktivitetet ne kuader te ketij festivali kane nisur me hapjen e nje ekspozite te veshjeve te tradites popullore per te vijuar me te tjera te zhvilluara ne sheshin kryesor te qytetit bregdetar. Festivali Kombetar i Sazeve mbeshtetet edhe nga Bashkia e qytetit te Durresit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›