Peshkatarët italianë refuzojnë gjobën
Peshkatarët italianë refuzojnë të hedhin firmën për gjobitjen
e tyre me 200 mijë euro për gjueti të paligjshme në ujërat
territoriale shqiptare. Gjashtë anëtarët e ekuipazhit të
peshkatores me emrin GIOVE, që u kap të shtunën nga rojat bregdetare
të Vlorës, janë gjobitur me një shumë prej 26 milionë lekësh
të rinj për kundërvajtjen, por ata e konsiderojnë këtë gjobë
shumë të madhe, saqë e kalon edhe vlerën e anijes së bllokuar.
Burime nga policia kufitare e Vlorës thanë se peshkatarët nuk e
kanë pranuar gjobën, pasi pretendojnë se kanë hyrë aksidentalisht
në ujërat territoriale shqiptare, të shtyrë nga rrymat detare.
Peshkatarët kanë kërkuar një takim me autoritetet e konsullatës
italiane në Vlorë, me ambasadën në Tiranë dhe me Ministrinë e
Jashtme italiane. Por ata nuk lejohet të zbresin nga peshkatorja
dhe po negociojnë me autoritetet shqiptare për këtë çështje.