E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronarët, 100 emrat që marrin kompensimin

AKKP mbyll procesin e shqyrtimit të 43 kërkesave të grupit të pestë të pronarëve. Vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave publikon emrat e pronarëve që do të kompensohen nga shteti, për shkak se prona e tyre është prekur nga ndërtimet informale.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton se më datë 18 nëntor ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të grupit të pestë të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këste. Këto kërkesa përfitojnë këstin e shpërblimit (kompensimit) në masën prej 36,94% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. Në përfundim të këtij procesi, kësti është shpërndarë për 43 kërkesa të depozituara rishtas në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Nga ky proces rezulton se përfitojnë një numër prej 100 pronarësh apo bashkëpronarësh, në shumën e përgjithshme prej 117 864 528, 14 (njëqind e shtatëmbëdhjetë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e pesëqind e njëzetë e tetë pike katërmbëdhjetë) lekë. Të dhëna në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjenealitetet e subjekteve përfitues jepen në listën e mëposhtme. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim. Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar, ligjin nr.10239, datë 25.02.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar, dhe në vendimet përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›