Banorët, kundër rritjes së çmimit të ujit
Qytetarët e Tiranës janë kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm. Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe lista e pagesave familjare është rritur, ndërkohë që të moshuarit e kanë dhe më problem për shkak të pensioneve të ulëta. Disa familje ende paguajnë një faturë fikse prej 500 lekësh, pasi nuk u është vendosur matësi, ndërsa të tjerët paguajnë për metër kub, nga 500 lekë kur është një person deri në 1500 lekë për familje me 4 persona. Dy ditë më parë Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve paralajmëroi rritje të çmimit të ujit, për të gjithë konsumatorët. Ndonëse nuk jepen detaje se sa do të jetë tarifa e re, drejtori i Ujësjellës -Kanalizimeve, Sait Dollapi, shpjegoi se vendimi do të merret pasi kostoja e prodhimit është më e lartë se kostoja e çmimit të shitjes.