E Shtunë, 31 Tetor 2026

E moshuara kthehet ne qeli pas festave

TIRANE - Pasi i kaloi festat e fundviti ne shtepi tek niperit e saj, 75-vjecarja Feride Bako eshte kthyer ne qeli. E moshuara qe ka kaluar nente muaj denim ne burgun 325 ne Tirane ka per te kaluar edhe pese vjet te tjere heqje lirie, sipas nje vendimi te dhene nga Gjykata e Fierit, ku ajo do te denohej ne mungese per akuzen e "kultivimit te hashashit". 75-vjecarja eshte arrestuar ne prill te 2008-es kur po i qendronte prane ne ditet e fundit te jetes bashkeshortit te saj te paralizuar. Por vec varferise e moshuara rezulton kujdestare per rritjen e dy nipave te saj, pas vrasjes se te birit ne Greqi. Denimi maksimal per kultivim kanabisi i te moshuares perfshiu ne debat te gjithe shoqerine dhe kreu i PS, Edi Rama kerkoi nga Presidenti i Republikes, lirimin e saj te menjehershem. Tashme Bako eshte mbyllur serish ne qeli, pasi drejtoria e burgut 325 i dha leje asaj qe te kalonte disa dite me niperit e saj.

A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›