Topi, 3 dite kohe per dosjet
Rozeta Rapushi
Presidentit te Republikes, Bamir Topi, i kane mbetur vetem tre dite kohe, per te vendosur per te dekretuar apo jo, ligjin per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Sipas Kushtetutes se vendit, kreu i shtetit ka vetem 20 dite ne dispozicion per te menduar, per ta dekretuar apo jo nje ligj qe i dorezohet nga Kuvendi. Me nje perllogaritje te thjeshte, rezulton se brenda dites se merkure, 14 janar, kreu i shtetit duhet te marre nje vendim. Te firmose apo jo nje prej nismave ligjore me te debatuara se fundmi ajo e "spiuneve". Ne fakt, kreu i shtetit ka dhe nje tjeter mundesi, te mos jape aspak mendimin e tij, duke e lene ligjin qe te hyje ne fuqi. Megjithate duket qarte, se kreu i shtetit po e shqyrton me detaje ligjin i cili kundershtohet nga jo pak faktore politike e nderkombetare. Vonesa e marrjes se nje vendimi, por dhe reagimet e fundit nga kampi nderkombetar, duket se po vene ne medyshje kreun e shtetit, qe ta riktheje edhe njehere ligjin ne Kuvend per permiresime apo diskutime te gjera politike. Nga njera ane, maxhoranca dhe ish te perndjekurit politike ne te gjithe vendin, po bejne thirrje per dekretimin sa me te shpejte te ligjit te dosjeve. Si nje hap qe duhet ndermarre per te vene drejtesine ne vend mbi krimet e komunizmit. Ish te perndjekurit jane te mendimit, se miratimi i ketij ligji eshte nje hap para ne venien e drejtesise, jo te hakmarrjes politike kunder sistemit komunist. Por nga ana tjeter, opozita si dhe faktori nderkombetar bejne apel per kthimin e ligjit ne Kuvend, ne menyre qe ai te shqyrtohet gjeresisht dhe te miratohet me konsensus. "Shuplaka" me e fundit, kunder ligjit per hapjen e dosjeve, u be dy dite me pare nga Roxher Sherard, doktor ne jurisprudence ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe prej kohesh ka keshilluar dhe ndihmuar qeverine shqiptare dhe sistemin ligjor nga viti 1992. Dy dite me pare, ne nje leter te hapur, juristi i SHBA, beri thirrje per mos miratimin e ligjit te dosjeve, pasi eshte i manget dhe bie ndesh me disa nene te Kushtetutes. Sipas tij, ndonese i nisur me qellime te mira, ligji, do te vihet ne pikepyetje nga shume aleate te Shqiperise dhe mund te demtoje integrimin e saj euro-atlantik. Per te vetmen arsye se nuk perben nje politik te mire dhe do te nxjerre shume probleme. Ligji per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit, u miratua ne Kuvend ne 22 dhjetor te vitit qe shkoi. Me 74 vota pro, 2 kunder dhe nje abstenim, maxhoranca miratoi, pa opoziten dhe ne kurriz me kritikat e nderkombetareve, ligjin qe do te hape dosjet e te gjithe funksionareve te larte te shtetit, perfshire prokurore e gjyqtare, dhe drejtuesit e Radio-Televizionit shteteror. I pa lekundur, kryeministri Sali Berisha kaloi me shumice votash projektin, qe u sulmua ashper dhe nga faktori nderkombetar. Kryeministri e cilesoi ligjin si nje detyrim te madh moral qe i ka vendit dhe nuk kurseu aspak, akuzat ndaj deputeteve socialiste, qe nuk moren pjese ne salle.
Verejtjet e Roxher Sherard, Doktor ne Jurisprudence
Ligji do te vije ne kundershtim me shume dispozita te Kushtetutes se Shqiperise dhe do te krijoje pengesa serioze per funksionimin e mire te qeverise dhe procesit zgjedhor.
Ligji do te krijoje "Autoritetin" e pese veteve, te cilet shqyrtojne dhe kane fuqine per te hequr Presidentin, ministrat, deputetet e Kuvendit, gjykatesit, prokuroret dhe shume e shume zyrtare te tjere te larte qeveritare.
"Ligji mbi Pastertine" neperkemb ne menyre serioze procedurat kushtetuese per emerimin dhe perzgjedhjen e zyrtareve te larte qeveritare, duke perfshire edhe te drejten e popullit qe te zgjedhe perfaqesuesit e vet ne Kuvend.
Neni 4, nuk e percakton qarte kufirin midis lustracionit, pra, qe zyrtare te larte komuniste, qe u duhet te largohen nga jeta publike, dhe nga ana tjeter, atyre individeve qe kane abuzuar me postin duke shkelur ligjin.
Neni 5 eshte gjithashtu jo i drejte dhe ne kendveshtrimin tim, antikushtetues. Ai percakton qe personat e prekur nga ky ligj nuk duhet te marrin pjese ne organet gjyqesore, qe e shqyrtojne ate.
Fryma dhe toni i ligjit, sipas opinionit tim, do te kete nje efekt presioni mbi lirine e fjales dhe lirine e organizimit.