Muratori me 1.2 kg kokaine ne makine
CIVITANOVA - Nje shqiptar 38 vjec eshte vene ne pranga nje dite me pare ne Itali. 38-vjecari, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur, eshte arrestuar pasi gjate nje kontrolli i jane gjetur nje sasi prej 1.2 kilograme kokaine e paster. Shqiptari ishte me profesion murator dhe dyshohet se, ai eshte vetem korrieri i kesaj lende narkotike. Media italiane njoftoi se, ishin karabinieret e Civitanovas, qe kane bere te mundur arrestimin e tij dhe sekuestrimin e lendes narkotike. Ata kishin bere nje sere mbikeqyrjesh dhe ndjekjesh ne gjate muajve te fundit, deri kur diten e djeshme kane bere te mundur arrestimin e 38-vjecarit emigrant shqiptar. Ai u ndalua ne momentin kur ishte duke udhetuar me makinen e tij. Gjate kontrollit te makines iu gjet lenda narkotike dhe me pas ai u vu ne pranga ne flagrance. Policia beri te ditur se, vlera e droges qe eshte sekuestruar shkon ne 70 mije euro, nderkohe qe jane duke bere hetimet per te gjetur kreun e organizates.
A. C
A. C