E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronarët i mbyllin derën Partizanit

Incidenti

Sikur të mos i mjaftonin mosmarrëveshjet e brendshme mes aksionerëve, te Partizani rishfaqen edhe të tjera probleme, që vijnë nga jashtë. Pas një periudhe heshtjeje, janë rikthyer dje edhe përplasjet mes pronarëve të tokës dhe klubit sportiv "Partizani". Drejtuesit e skuadrës së të kuqve kanë mbetur të shokuar, kur janë nisur për në ambientet e klubit, por kanë parë se pronarët i kishin vënë drynin kompleksit, duke mos lejuar futbollistët të zhvillonin stërvitjen e radhës. Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga Partizani, drejtuesit e të cilit e kanë cilësuar si provokim dhe presion këtë ngjarje dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Sipas presidentit Paro Laçi, ka pasur një bisedë me parë me pronarët e tokës, ku u është treguar gjithë dokumentacioni ligjor. Ai theksoi se futbollistët do të vazhdojnë normalisht stërvitjen. Drejtuesi i Partizanit ka deklaruar gjithashtu edhe se ka ndërmend t'u drejtohet rrugëve gjyqësore si dhe do t’i bëjë një shkresë zyrtare Ministrisë së Sporteve.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›