Vllaznia njëzëri: Kupën me çdo kusht
Trofeu i Kupës së Shqipërisë është shndërruar në një objektiv të domosdoshëm për Vllazninë, e cila kërkon kështu shpëtimin e vetëm të një sezoni thuajse të dështuar fund e krye. Skënderbeu, sot në “Loro Boriçi” do të ketë pengesat e tyre të fundit, para se të hidhet në gjysmëfinale. Duke u nisur thjesht nga rezultati i ndeshjes së parë, Vllaznia mund të konsiderohet si favorite për kualifikimin. Sfida e parë e luajtur në Korçë, e mbyllur në një barazim pa gola, i shikon ata të favorizuar, por për momentin vetëm në letër. Por jo më kot luhet edhe ndeshja e kthimit, e cila do të jetë vendimtare dhe korçarët kanë premtuar se nuk do të heqin dorë kollaj nga Kupa. Shkodranët do të synojnë kualifikimin për herë të 28-të midis katër më të mirave të Kupës së Shqipërisë. Mbrëmjen e djeshme pritej rikthimi në klub i anglezit Feniks, ndërkohë që skuadra është grumbulluar tashmë dhe dje ka zhvilluar edhe përgatitjet e fundit para sfidës. Përballë do të kenë Skënderbeun e Mirel Josa, njëherësh edhe një ish-teknik i Vllaznisë para dy sezonesh, i cili kërkon sot nga skuadra e tij impenjim maksimal, pasi pretendon se kualifikimi është i hapur për të dyja ekipet. I financuar nga një grupim i fuqishëm financiar, Skënderbeu përveç objektivit të madh për të mbijetuar në Kategorinë Superiore, e sheh si të mundshme për të kaluar për herë të 8-t në gjysmëfinalet e kupës.
#