E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i huaj, cmimi i naftes ulet 20%

Ulen edhe cmimet e dritherave. Ja parashikimet

Cmimet e naftes ne tregjet nderkombetare u ulen serish kete fundjave duke shenuar nivelin e 119.5 dollareve per fuci ne bursat e SHBA, ku cmimi i keto produkti ka shenuar vlerat me te larta. Lajmet per ngadalesimin e aktivitetit industrial ne te gjithe boten e zhvilluar, solli vale shitjesh nga tregtaret e naftes virtuale neper bursa. Nje investitor komentoi se, cmimet e naftes jane korrektuar ne renie ne 12 raste qe nga viti 1999 dhe se renia eshte nje "pjese e pashmangshme ne tendencen afatgjate rritese". Qe kur arriten kulmin, ne qershor, cmimi i naftes ka rene me 20%. Gjiganti i konsulences, Merrill Lynch, parashikon tashme se cmimi mesatar i naftes se Teksasit do te luhatet ne 124 dollare ne tremujorin e trete te ketij viti, per te rene ne rreth 119 dollare per fuci ne tremujorin e katert. Analistet verejten se gjate diteve te fundit, edhe fondet e investimit, te cilat jane akuzuar si shkaktaret e rritjes se cmimeve, kane mbajtur nje pozicion te balancuar, ku gjysma e tyre ka besuar te rritja e cmimeve, dhe gjysma tjeter te renia e tyre. Ne Cikago, ne renie qene edhe cmimet e drithit. Ne fillim te majit, kur cmimi i naftes ne tregun nderkombetar kaloi per here te pare kuoten e 122 dollareve per fuci, ne Tirane, Diezeli shitej me 144 leke, ndersa Eurodiezeli shitej per 148 leke. Ne rast se cmimet do te korrektohen, tani duhet te kihet parasysh se nga 1 korriku, ka patur edhe nje rritje taksash prej 1 deri ne 2 leke per liter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›