E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronarët që marrin tapitë në Tiranë dhe Durrës

Autori i Lajmit: red.
Gazeta Ballkan boton listat emërore të familjeve që përfitojnë të drejtën për kompesim si dhe evidencat e të dhënave për kalimin e pronësisë për parcelat ndërtimore, për qarkun e Tiranës dhe Durrësit. Listat emërore të qarqeve të tjera do të botohen në numrat e ardhshëm të gazetës Ballkan”. Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t në qarqe po vazhdojnë me ritme të përshpejtuara zbatimin e procedurave në dy drejtime kryesore të cilat përfshijnë kalimin e pronësisë për parcelat ndërtimore, si dhe identifikimin e subjekteve që duhet të kompesohen. Vendimet e miratuara së fundmi nga Këshilli i Ministrave për kalimin e pronësisë, u hapin rrugë procedurave vijuese për nënshkrimin e kontratave mbi pronësinë e truallit dhe legalizimin e objekteve të ngritura në to, ndërkohë që për sa i përket vendimeve për kompesimin, sanksionohet e drejta e pronarëve të ligjshëm për shpërblim financiar mbi sipërfaqet takuese sipas vlerës së tregut.

Ky lajm është publikuar: 31/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›