E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi e Jahjaga nisen drejt Italisë Tadiç bojkoton

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, u nisën mesditën e sotme drejt Italisë, për të marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e 150-vjetorit të Bashkimit të Italisë dhe të formimit të shtetit italian. Zyra e shtypit pranë presidencës informon se kreu i shtetit është ftuar nga Presidenti i Republikës Italiane, Xhorxho Napolitano,

Në festimet madhështore që do zhvillohen në kryeqytetin e vendit fqinj, Romë, më 2 qershor, në Ditën e Festës Kombëtare të Republikës Italiane, janë të ftuar krerë shtetesh e drejtues qeverish të mjaft vendeve të Evropës dhe të mbarë botës, të cilët do të ndjekin nga afër festimet zyrtare që simbolikisht do të shprehin mesazhet e rëndësishme të unitetit kombëtar e të përparimit të shtetit italian.

Në këtë ceremoni do të jetë e pranishme dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndërsa presidenti serb Boris Tadiç ka njoftuar bojkotin për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›