E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në autostradë, vdes 9-vjeçari

KUKËS- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Morin të Kukësit. Sipas njoftimit të policisë, ka humbur jetën aksidentalisht 9-vjeçari Festim Përzhita. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në urën poshtë fshatit në autostradë. Fëmija është shkelur nga një kamionçinë me targa 617 KS 441e drejtuar nga Zeqir Gashi 55 vjeç, lindur dhe banues në Prizren. Fëmija është dërguar në spitalin e qytetit, ku ka mbërritur me pak frymë, ndërkohë që ka ndërruar jetë në duart e mjekëve. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe ka shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesin e mjetit, i cili ka shkaktuar aksidentin e rëndë, duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe me shpejtësi tej normave të lejuara. Fëmija ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën (ku për shkak të mungesës së mbi dhe nënkalimeve në këtë segment të autostradës Kukës Morin) është aksidentuar për vdekje nga kamionçina. I.T.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›