"Pronari s'me jep rrogen, me kercenoi me vdekje"
Nje 57 vjecar nga Puka qe punonte si bari ne nje familje, ne qytetin e Fierit denoncon pronarin per kercenim me jete dhe mospagese te rroges se dy muajve te fundit. Gjergj Lleshi ka depozituar mengjesin e dites se djeshme kallezimin ne Komisariat, duke kerkuar ndihmen e bluve vendore per zgjidhjen e problemit. Per gazeten "KJ", ai thote se punon si coban ne fshatin Sulaj te Semanit dhe se ne Puke ka lene familjen me tre femije qe shpresojne mbijetesen, fale te ardhurave qe siguron. "Kam punuar dy muaj edhe si bari edhe roje ne stan, por nuk jam paguar nga pronari im qe quhet Izet, te cilit i ruaj 500 krere dele kundrejt pages se premtuar 30 mije leke ne muaj", thote Gjergji. Kur i ka kerkuar pagen, pronari i ka thene se e kishte mbajtur me buke dhe fjetje, madje e ka kercenuar me vdekje. Policia tha se nisi hetimet per kete rast dhe do te beje ballafaqimin e paleve.
Xh.B.
Xh.B.