E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memorandum për masterin ndërdisiplinor në sistemin e drejtësisë

Ministri Myqerem Tafaj dhe Ambasadori Eugen Wollfarth

Është nënshkruar Memorandumi për zbatimin e programit të masterit ndërdisiplinor  në sistemin e drejtësisë.

Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me  Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Arsimit  nënshkruar memorandumin “Administrimi i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth theksoi se ky program synon të ndihmojë në përmirësimin e formimit edukativ të profesionistëve që punojnë në institucionet shoqërore në sistemin e drejtësisë penale.
Ky programi bën të mundur edukimin si duhet të profesionistëve të ardhshëm që do të punojnë në institucionet e drejtësisë. Gjithashtu ky program parashikon edhe punë praktike në një nga institucionet e sistemit të drejtësisë duke kombinuar njohuritë me punën praktike. Ajo që shpresoj është që të ndihmojë në përmirësim e standardeve të shërbimeve sociale theksoi Wollfarth.

Sipas ambasadorit program për mastarin të jetë një sukses në promovimin e përfshirjes sociale në institucionet e drejtësisë.

Nga ana e saj Zv.ministrja e integrimit Grida Duma theksoi se ky program paraqet një standard perëndimor në vetvete pasi sipas saj është duke u përafruar një qasje me dije të integruara.  Ky master është një vlerë e madhe e shtuar. Çdo lëndë është e menduar në module duke krijuar edhe transparencë sepse në këtë mënyrë është menduar edhe vlerësimi. Pjesë e këtij masteri do të jenë edhe punonjësit e administratës dhe shërbyesit sociale që gjendet në të gjitha institucionet e drejtësisë theksoi Duma.
Të pranishëm në veprimtari kanë qenë të pranishëm edhe Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj dhe rektori Dhori Kule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›