E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Në 2011, konsumi ishte i ulët

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka deklaruar sot se niveli i konsumit në vend për vitin 2011 ishte mjaft i ulët, në një kohë që rritje ka pasur niveli i papunësisë. Ekonomia ka ndjerë pasojat e krizës globale, më e spikatur kjo në rënien e kërkesës konsumatore,- tha Fullani.

Sipas guvernatorit rritja ekonomike për vitin 2011 ishte 3.1% ku sektorët kryesorë kanë qenë shërbimet dhe tregtia.

Ndërsa ka paraqitur në komisionin e ekonomisë raportin për vitin 2011, Fullani ka theksuar se, borxhi publik gjatë këtij viti është 58.1% ndërsa deficiti buxhetor ka kapur shifrën 3.5%.

Fullani ka paraqitur të dhëna edhe përsa i përket inflacionit dhe papunësisë përgjatë vitit të kaluar duke theksuar se, inflacioni ka qenë 3.5% ndërsa papunësia në nivelin 13.3%.

Ai ka theksuar më tej se, gjatë vitit të kaluar sistemi bankar ka qenë i qëndrueshëm ndërsa shtoi se, përgjatë këtij viti është rritur edhe kredidhënia. Sipas Fullanit, ka pasur mbështetje me kredi dhe likuiditet nga Bankat, të cilat vijojnë të jenë solide. / E. K./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›