Ligji për pronat, Alibeaj: Është i paqartë

Komisioni Ekonomisë
Sot ka nisur diskutimi për ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës në Komisionin e Ligjeve. Drafti për pronat është paraqitur nga Ministria e Drejtësisë.
Gjatë diskutimit deputeti i Partisë Demokratike Enkelej Alibeaj ka shprehur kritika në lidhje me draftin e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.
Alibeaj shprehet se ligji i pronave ka elementë të paqarta prandaj duhet parë në tërësi.
Ka elementë që krijojnë barriera në ligj. Ministria të marrë kohën e duhur për tu njohur me problematikat. Gjithashtu edhe struktura e drejtorisë së koordinimit të pronave bie ndesh me ligjin. tha Alibeaj. /E.L/