Prezantohet partia Fryma e Re Demokratike, Oketa: Përfaqësojmë shtresën e mesme

Selia e partisë Fryma e Re Demokratike
Partia Fryma e Re Demokratike në deklaratën e parë ka paraqitur për publikun orientimin e saj politik. Deputeti, Gazmend Oketa, deklaroi se FRD do të përfaqësojë interesat e klasës së mesme si dhe të pronarëve dhe të përndjekurve politikë.
FRD përfaqëson interesat e shtresës së mesme të shoqërisë shqiptare, të krijuar me shumë mund. Ajo përbën shtyllën e stabilitet por nuk është denjësisht e përfaqësuar politikisht. Të dy partitë që kanë alternuar pushtetin, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, janë themeluar para krijimit të kësaj shtesë. Këto dy parti nuk i kanë paraprirë me idetë dhe programin e tyre por kanë mbetur prapa, u shpreh Oketa.
* * *
Spektrit të djathtë të politikës shqiptare, sot, zyrtarisht, do ti shtohet një parti e re. Fryma e Re Demokratike, ka si komision nismëtar për krijim deputetin e qarkut të Durrësit, Gazmend Oketa, i cili tashmë është larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Përveç Oketës, kësaj partie pritet t’i bashkohen edhe shumë figura të tjera të së djathtës, të larguar apo distancuar nga Partia Demokratike.
Tashmë ajo që flitej prej më shumë se një viti, për krijimin e partisë së Presidentit, Bamir Topi, është konkretizuar. Pritet që Topi, ti marrë drejtimin e saj në fund të mandatit të presidentit, me 24 korrik.

Logoja e FRD-së
Në daljen e fundit publike, Topi deklaroi se do të rikthehet në politikë si misionarë duke qenë se në PD, tashmë ia kanë mbyllur derën.
Duke folur për marrëdhëniet me PD-në, Topi është shprehur se është kapitull i mbyllur” duke shtuar se më së shumti është sulmuar nga përfaqësues të kësaj partie të emëruar nga kryetari dhe që nuk kanë asnjë kontribut për Partinë DEmokratike.
Prezantimi zyrtar i kësaj partie pritet të bëhet sot në orën 12:00. /F.S/