E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përjashtohet nga policia Shemsi Prençi

Shemsi Prençi

Përjashtohet nga radhët e policisë ish-drejtori i policisë së qarkut të Dibrës Shemsi Prençi. Njoftimi është bërë sot nga zëdhënësja e policisë së shtetit e cila ka theksuar se përjashtimi i Prençit nga radhët e policisë është bërë për veprime të pahijshme, shkelje dhe mosushtrimit të kopetencave të policisë.

Sipas policisë së shtetit Prençi është përfshirë në veprime të paligjshme ndërsa shtoi se në ngarkim të tij janë marrë edhe 2 masa të mëparshme disiplinore, për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndër të tjera ai akuzohet nga Prokuroria e Matit edhe për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

Para pak ditësh Ish Drejtori i Policisë së Dibrës akuzoi kryeministrin Sali Berisha dhe Drejtorin e Policisë Hysni Burgaj për lidhje me mefian dhe pas saj dha dorëheqjen. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›