E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon hetimi per zhdukjen e Kryeziut

Ismet Kryeziu konsiderohet zyrtarisht i zhdukur. 10 dite pas zhdukjes ne Tirane te shtetasit kosovar, prokuroria e ketij rrethi ka regjistruar procedimin penal per kete ceshtje. Policia dhe prokuroria kane nisur kerkimet per 53 vjecarin dhe po hetohet mbi disa pista te ndryshme. Hetimet per gjetjen e Kryeziut po kryhen nga skuadra e antiterrorit ne policine e Tiranes. Ne hetime jane perfshire te aferm dhe persona te cilet kane pasur lidhje me kosovarin e zhdukur. Policia ka bere te ditur se jane ndjekur dhe levizjet e fundit qe kosovari banues ne Allias ka kryer dhe pista kryesore ngelet borxhi prej 40 mije euro qe Kryeziu kishte. Kosovari 53-vjecar, i martuar me nje shtetase shqiptare, eshte perfolur ne shtyp per aktivizimin e tij me te fundit ne Aleancen per Ardhmerine e Kosoves, si dhe takimet e fundit qe ai ka bere me dy persona qe vijne nga radhet e drejtuesve te UCK-se.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›