E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, ligji 7501 bllokon 460 fermerë

Rreth 460 fermerë të komunës së Topojës në rrethin e Fierit nuk mund të marrin hipotekën e tokës që kanë në pronësi. Shkak është bërë mosnjohja e sipërfaqeve të tokës që ata kanë nga Zyra e Administrim të Tokës në këshillin e qarkut. Kjo e fundit deklaron se nuk njeh komisionin e tokës që u ka dhënë fermerëve sipërfaqe të tëra me anën e ligjit 7501. Zgjidhja e vetme për këtë numër të madh fermerësh mbetet Komisioni i Njohjes së Titujve të Pronësisë që është ngritur gjatë muajve të fundit. Fermerët i janë drejtuar të gjitha zyrave të shtetit për të siguruar dokumentacionin e tokës që kanë prej më shumë se 15 vitesh. Burime pranë Këshillit të qarkut Fier thonë se, janë konstatuar mjaft shkelje të kryera nga komisioni i tokës në komunën e Topojës, nga ku rezulton se fermerët kanë marrë më shumë toka sa i takon ligjërisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›