Konferencë për kancerin e mitrës tek femra
Në botë, çdo dy minuta një femër e prekur nga kanceri në qafën e mitrës ndërron jetë. Sëmundja e konsideruar e dyta më e përhapur në glob, prek në vit në europë rreth 50 mijë femra, gjysma e të cilave vdesin. Në Shqipëri ende nuk ka studime të mirëfillta për përhapjen e kancerit në qafën e mitrës, por ajo është po aq shqetësuese sa edhe për gratë e kombeve të tjera.Në kuadër të javës ndërkombëtare të luftës kundër kancerit në qafën e mitrëst, në Tiranë është mbajtur konferenca e parë kushtuar kësaj sëmundjeje. Në këtë aktivitet është njoftuar edhe për praninë e vaksinës kundër tumorit në qafën e uterusit. Në konferencën e parë kushtuar luftës së kancerit të uterusit, kanë marrë pjesë mjekë obstetër onkologë, përfaqësues nga ISHP, dhe ka ka nderuar me pjesëmarrjen e saj bashkëshortja e kryeministrit, zonja Liri Berisha.