ISHP, fushate per parandalimin e duhanit dhe alkoolit
Nje fushate per parandalimin e alkoolit dhe duhanit, ka nisur nga Institutit i Shendetit Publik dhe do te shtrihet ne te gjithe vendin. Instituti i Shendetit Publik ka me se 1 muaj qe ka filluar nje fushate te gjere sensibilizimi, per “Nje rini te shendetshme pa duhan dhe alkool”, iniciative kjo qe shpreh nje prioritet te punes sone per gjithe vitin 2010.
Ne kuader te ketij aktiviteti jane planifikuar nje sere aktivitetesh, zhvillimi i te cilave ka filluar tashme ne shume prej rretheve te vendit si ne Fier, Vlore, Lushnje, Kavaje, Kucove, Berat etj. Ne te gjitha keto rrethe eshte punuar me Drejtorite e Shendetit Publik, me Drejtorite Arsimore dhe me drejtorite e shkollave te vecanta, per te sensibilizuar te rinjte e cdo shkolle, per domosdoshmerine e luftes kunder veseve te duhanpirjes dhe alkoolpirjes. Eshte kjo arsyeja, qe ne te gjitha keto shkolla jane ngritur grupet rinore te punes, qe do te mbajne ndezur situaten kunder ketyre sjelljeve jo te shendetshme per rinine. Metoda e perzgjedhur per arritjen e objektivave te kesaj pune, eshte ajo e pers-ave, pra te rinjte punojne me te rinjte, bindin njeri-tjetrin dhe japin modele te shendetshme per moshataret.