Pronat pas divorcit, 39-vjeçarja kërcënon me vetëvrasje
Një 39-vjeçare ka shkaktuar alarm në zonën e Xhamllikut, pasi ka tentuar të hidhet nga tarraca e katit të pestë të një pallati. Zbret pas 30 minutash, pas negociatave me RENEA-n
Një grua 39-vjeçare kërcënoi se do hidhej nga tarraca e një pallati 5- katësh, pasi nuk ka gjetur drejtësi për pronat. 39-vjeçarja Dëshira Qoku ka shkaktuar mjaft panik tek të afërmit, fqinjët e më pas edhe tek policia, teksa hipi në tarracën e pallatit, duke tentuar t’i jepte fund jetës. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në zonën e Xhamllikut, ku për 30 minuta janë grumbulluar forca të policisë së zonës e më pas edhe forcat speciale të RENEA-s. Fillimisht, 39-vjeçarja ka shprehur pakënaqësitë për problemet e pronës e më pas ka refuzuar të zbriste nga tarraca e pallatit 5-katësh, nëse çështja e saj nuk do të zgjidhej me drejtësisë. Gjatë kontakteve të para me policinë, ajo nuk është tërhequr nga plani fillestar pa u takuar me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani. E gjithë skena zgjati përrreth 30 minuta, ku vetëm pas negociatave nga ana e strukturave të policisë dhe forcave RENEA, gruaja zbriti nga tarraca e pallatit 5 katësh dhe u dërgua në spitalin numër 5, në QSUT. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se konflikti ka ardhur si pasojë e ndarjes me bashkëshortin e saj, punonjës policie, ndërsa gjykata e Tiranës i ka kaluar pronësinë e banesës ish -bashkëshortit së Dëshirës. Ky mendohet të ketë qenë dhe shkaku i tronditjes emocionale të 39-vjeçares. Policia ka nisur hetimet dhe mësohet se pas marrjes në pyeje të 39-vjeçares, vajzave dhe ish- bashkëshorit do zbardhet e gjithë ngjarja. Ndërkohë, është vendosur që gruaja të dërgohet në drejtim të spitalit nr.5 në Tiranë, për shkak të gjendjes së saj të rënduar emocionale.