E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani, nuk realizohen shpenzimet dhe të ardhurat

Në fund të muajit nëntor 2008, të ardhurat buxhetore gjithsej arritën në 262.5 miliardë lekë, ose rreth 3.6 për qind më pak se parashikimi, por 15.9 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Konkretisht, të ardhurat tatimore po në fund të këtij muaji arritën në 239.4 miliardë lekë, ose 3.9 për qind më pak se parashikimi dhe 16.3 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sa i takon shpenzimeve, të përgjithshmet e buxhetit në fund të muajit nëntor 2008 arritën në 284.3 miliardë lekë, ose 7.9 për qind më pak se parashikimi, por 27.9 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shpenzimet korente rezultuan me 5.7 për qind më pak se parashikimi, ose 12.4 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa shpenzimet kapitale rezultuan 12.3 për qind më pak se parashikimi dhe 110.7 për qind më shume se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, përfundon raportin Ministria e Financave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›