Koeficientet e lëndëve me zgjedhje
06/03/2009 Pikët sipas degëve për të gjitha universitetet publike në vend
Mbeten edhe pesë ditë kohë nga mbyllja e afatit për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z
Publikohen më në fund, llojet e koeficienteve për të gjitha lëndët me zgjedhje. Prej më se pesë ditësh ka nisur procesi i plotësimit të formularit A1 dhe A1Z, në shkollat e mesme të kryeqytetit, por vetëm gjatë ditës së sotme do të bëhet shpërndarja e tyre në shkolla. Ashtu si dhe vitin e shkuar, Ministria e Arsimit ka miratuar propozimet e fakulteteve për koeficientet e secilës degë, për vitin akademik 2009-2010. Janë të shumtë maturantët të cilët, e kanë dorëzuar të plotësuar këtë formular, pavarësisht se nuk janë konsultuar më parë me koeficientet e përcaktuar prej secilën lëndë. Megjithatë rregullorja e provimeve të maturës shtetërore për 2009, përcakton se maturantët kanë të drejt që të bëjnë një plotësim të ri të formularit nëse kanë bërë ndonjë gabim në atë që kanë dorëzuar. Por këtë procedurë duhet ta kryejnë gjithmonë brenda fatit të përcaktuar që është data 10 mars. Pas kësaj date nuk do të lejohet asnjë lloj ndryshimi në formular, sepse këto të fundit do të dorëzohen në AVA, ku do të bëhet informatizimi i tyre. Në rast se ndodh që në ndonjë nga formularët ka të dhëna të plotësuar gabim, pas këtij afati atëherë maturanti humbet të drejtën e provimeve, ndaj është e nevojshme që të bëhen korrigjimet e duhura brenda afatit të përcaktuar. Provimet e maturës për vitin e ardhshëm akademik do të startojnë me lëndën e letërsisë që do të jepet në datën 2 qershor, për të vazhduar me matematikën, provimi i të cilës do të jepet me 11 qershor. Ndërsa provimet ,e zgjedhje do të jepen në një ditë të vetme në të gjitha shkollat e mesme të vendit, përkatësisht në datën 10 korrik. Renditja e kandidatëve fitues, edhe për këtë vit do të bëhet në të njëjtën procedurë, pas nxjerrjes së rezultatit final të përllogaritjes së pesë komponentëve përbërës të maturës. Pas mbylljes së vitit, shkollor të gjithë maturantët do ti nënshtrohen konsultimeve për secilën lëndë.
Koeficientet, nuk do të përdoren për ata maturantë që duan të ruajnë notat e shkuara
Ruajtja e rezultatit, mbahen koeficientet e vjetër
Mbajtja e rezultatit të arritur në maturën e shkuar do të specifikohet në formularin A1Z
Kandidatët, që duan të hyjnë në provimet e këtij viti, dhe duan të ruajnë rezultatet e arritura në vitet e mëparshme, në procesin e përllogaritjes së pikëve do të përdoren koeficientet e vitit të shkuar dhe jo këta të rinjtë. Konkretisht në rregullore, citohet se
“Për të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005-2006; 2006-2007;2007-2008 dhanë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe nuk janë regjistruar në asnjë nga degët e Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik,rezultatet e arritura nga nxënësi në provimet me zgjedhje në një vit shkollor ruhen(konsiderohen të vlefshme)edhe në vitet në vazhdim,edhe në rastin kur nxënësi ka marrë vlerësim kalues vetëm njërin nga provimet me zgjedhje(përveç rasteve kur nxënësi kërkon ta rijapë lëndën).Nëse nxënësi kërkon t’i ruhet rezultati i mëparshëm,në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këtë lëndë merret koeficienti që lënda ka pasur në vitin që është dhënë”.