Serbia: Nuk e dimë ku fshihet Mlladiç
Kryetari i Këshillit Kombëtar për Bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, Rasim Ljajiç, përpiqet të shpjegojë se përse Holanda është i vetmi vend në BE që pengon zhbllokimin e Marrëveshjes së Përkohshme të BE-së me Serbinë, duke e akuzuar këtë të fundit për bashkëpunim jo të plotë me Tribunalin e Hagës. Por, sipas Ljajiçit, arsyet e këtij kundërshtimi qëndrojnë gjetkë. Në një intervistë që i dha këto ditë gazetës së përditshme serbe "Kurir", Ljajiç, midis të tjerave, vë në dukje se ka dy arsye që qëndrojnë pas kundërshtimit të Holandës: e para - kjo e fundit (Holanda) ndjen brejtje ndërgjegjeje për atë që ndodhi në Srebrenicë në vitin 1995 (pas luftës, ushtarët holandezë të OKB-së u akuzuan se nuk e penguan masakrën e Srebrenicës, megjithëse ndodheshin aty pranë - shënim i përkthyesit) dhe e dyta - kriza që ka përfshirë BE-në, kështu që, në këtë moment, kjo e fundit (BE-ja) nuk ka kapacitet për zgjerimin e mëtejshëm të saj dhe qëndrimi i Holandës është një pretekst ideal.
Si e shpjegoni ju qëndrimin e Holandës?
Qëndrimi i saj është një hipokrizi morale! Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave të BE-së u konstatua se Serbia ka bërë përparime në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, por kjo nuk mjaftuaka! Çfarë duhet të bëjmë ne më tepër? Disa vende në BE gatishmërinë e Serbisë për të bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës e interpretojnë sipas mënyrës se ndaj tyre (serbëve) duhet të ushtrohet presion dhe ata do të bëjnë gjithçka që do t‘u kërkohet.
Ishin ushtarët holandezë të OKB-së që ishin ngarkuar për mbrojtjen e zonës së Srebrenicës, në të cilën ndodhi masakra, por nuk e penguan. Holandezët e ndjejnë veten të tradhtuar, pasi ushtria serbo-boshnjake premtoi ta merrte terrenin pa viktima dhe, kështu, duke besuar, ushtarët holandezë u tërhoqën nga "zona e sigurisë" e Srebrenicës?
Nuk kam dijeni për një marrëveshje të tillë, por vetëm di se pasojat ishin të tmerrshme. Nuk e di nëse kishte apo nuk kishte marrëveshje mes komandantëve holandezë dhe Ratko Mlladiçit, por di që aty u vranë 8000 njerëz.
A ka Serbia ndonjë plan B. Nëse Mlladiçi nuk kapet gjatë 10-15 vjetëve të ardhshëm, ne nuk do të mund të hipim në asnjë tren evropian?
Ne duhet të vazhdojmë aksionet që tashmë i kemi ndërmarrë dhe të cilat, kam mendimin, se do të japin rezultate. Problemi ynë i madh është se nuk kemi shumë kohë. Nuk mund të merremi edhe me Mlladiçin dhe me BE-në, ndërkohë që na mungon koha. Serbia ka nevojë për aleat në këtë çështje dhe, shpresoj, se ky aleat është BE-ja.
Të flasim më konkretisht. A ka ndonjë tregues se ku ndodhet Ratko Mlladiç apo shteti, ta themi troç, nuk e ka idenë se ku ndodhet ai?
Të themi të vërtetën, se ne nuk e dimë ku ndodhet ai. Gjithashtu, është e vërtetë se, aktualisht, kemi më shumë informacion për të sesa para një viti, por kjo nuk është e mjaftueshme.
Përse shërbejnë aksionet e policisë, për të cilat shumëkush mendon se janë vetëm demonstrative?
E kujt u shërbejnë aksionet demonstrative? Nuk është aspak kështu, pasi këto aksione kanë kuptim, qëllime dhe efekte. Ne, me këto aksione, synojmë të shkatërrojmë rrjetin e atyre që ndihmojnë dhe financojnë Mlladiçin dhe, përmes tyre, dërgojmë mesazhin se do të dënohen të gjithë ata që e ndihmojnë atë.
A e dinë njerëzit e familjes së tij se ku fshihet Mlladiçi?
Përvoja e deritanishme ka treguar se, në momentin e parë, kur pjesëtarët e familjes së tij merren në pyetje, ata thonë se nuk dinë gjë, kurse më vonë del se, megjithatë, ata kanë pasur kontakte me të.
A është e mundur që ai (Mlladiçi), duke u hequr si pensionist, të luajë shah në ndonjë park të Beogradit të Ri me fqinjët e vetë?
Nuk e besoj; nëse aludoni për Radovan Karaxhiçin, ata të dy kanë karaktere krejtësisht të ndryshëm. Mlladiçi nuk është ekzibicionist.