Pronat, verifikohen 20 % e dosjeve
19/12/2008 Kompensimi, publikimi i listës fitues do të bëhet tre muaj pas nisjes së rishqyrtimit të aplikimeve
Kronologjia e lëshimit të vendimeve të mëparëshme do të selektojë fituesit e kompensimit
Verifikimi i dosjeve të dorëzuara për kthimin dhe kompensimin e pronave do të vijojë edhe gjatë dy muajve të ardhshëm. Numri dy i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Genci Çela pohon për gazetën “Metropol” se afati i përcaktuar nga ligji për verifikimet që do të kryhen deri në shpalljen e dosjeve që do të përfitojnë kompensim për këtë vit është rreth tre muaj. Çka do të thotë se brenda këtij harku kohor, do të jenë rishqyrtuar të gjitha vendimet e lëshuara nga komisionet e posaçme që janë ngrit në të gjitha rrethet e vendit dhe po kalojnë në sitë dosjet sipas qarqeve. Njëkohësisht është përcaktuar që renditja e fituesve do të jetë kronologjike, në bazë të hershmërisë së vendimeve të lëshuara më parë nga komisionet e kompensimit. Në total për të këtë vit janë dorëzuar rreth 740 dosje, të cilat pretendojnë të përfitojnë kompensim gjatë 2008-ës. Ndërkohë që fondi i vënë në dispozicion të këtij procesi kap shifrën e 500 milion lekëve.
Verifikimi
Në çdo qark është ngritur dhe grupi specifik i punës(në përbërje të tij janë juristë dhe topografë), të cilat po kalojnë në sitën e kontrollit të gjitha materialet e dosjeve të depozituara për kompensim. Sipas të dhënave të mbledhura deri tani pohohet se kanë kaluar procesin e verifikimit rreth 20 për qind e aplikantëve, për të cilët është marrë një vendim paraprak në lidhje me masën konkrete të kompensimit. Për trajtimin e kësaj kategorie, qeveria ka vënë në dispozicion të këtij procesi rreth 500 milion lekë , që do të shpërndahen për të gjitha subjektet që do të plotësojnë kriteret përfituese.
Renditja e fituesve
Klasifikimi i dosjeve që do të përfitojnë nga ky fond sipas Çelo-s, do të bazohet në një rend të caktuar kronologjik. Çka do të thotë se vendimmarrja në listimin e fituesve deri sa të plotësohet fondi prej 500 milion lekësh do të bazohet në hershmërinë e vendimeve të lëshuara nga pronat për secilin subjekt. “Secili prej aplikantëve paraqet një vendim të komisioneve të mëparshme të kthimit dhe kompensimit të pronave. Ky vendim ka të përcaktuar dhe të ligjëruar një datë, dhe një orë fikse të marrjes së vendimit. Renditja e këtyre vendimeve për fituesit do të bazohet në datën dhe orën e depozituar. Kështu nëse janë dy persona të cilët kanë marrë vendimin brenda së njëjtës ditë, në këtë rast kriteri i vendimmarrjes kalon tek ora e lëshimit të këtij vendimi. Çka do të thotë se ai që ka marrë vendimin përkatës më përpara do të jetë dhe në listën e fituesve që do të shpallen në përfundim të fazës së dytë”. Pas kësaj procedure përcaktohet vendndodhja e pronës, përcaktohet vlera e pronës, mblidhen të tëra këto komponentë bashkë duke renditur një listë fituesish deri në momentin që të plotësohet 500 milionëshi i vendosur në dispozicion të kompensimit nga qeveria për këtë vit.