E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronesia tenton te vrase tre vellezer arrestohet

TEPELEN- Nje shtetas eshte arrestuar pasi ka tentuar te vrase tre vellezer per motive pronesie. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Arra e Madhe ne afersi te fshatit Toc te rrethit Tepelene. Burime zyrtare te policise kane bere te ditur se shtetasi ajup Mucobega 27 vjec pas nje grindjeje per motive pronesie ka tentuar te vrase tre bashkefshataret e tij.


Ky shtetas me anen e armes se gjahut ka kercenuar dhe tentuar te vrase per motive pronesie tre shtetas vellezer me njeri - tjetrin banore te fshatit Toc te rrethit Tepelene dhe konkretisht shtetasit S.M T.M A.M ku njerit prej tyre dhe konkretisht shtetasit S.M. i ka shkaktuar plage te lehta ne doren dhe kemben e djathte pasi e ka qelluar me cifte.


Shtetasi S.M. eshte transportuar per ne spitalin e Tepelenes nga forcat e policise per te marre ndihmen e pare dhe aktualisht ska rrezik per jeten. Shtetasi ajup Mucobega u kishte zene prite vellezerve te cilet punonin ne nje parcele me ullinj ku shtetasi i lartpermendur pretendonte se ishin ullinjte e tij thuhet ne komunikaten zyrtare te policise per kete ngjarje.


Arrestimi i tij ne flagrance eshte kryer per veprat penale tentative vrasjeje dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjahut dhe sportive ndersa ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar arma e zjarrit cifte.


Rubik gjendet i vdekur babai i pese femijeve


MIRDIT - Nje 53-vjecar eshte gjetur i vdekur ndane autostrades ne pjesen afer fshatit Munaz te Bashkise se Rubikut vetem pak kilometra larg ketij qyteti. Viktima quhet Mark Zef Gjoka nga fshati Munaz babai i pese femijeve.


Rrethanat e vdekjes se tij ende nuk jane bere te qarta nga policia por mesohet se viktima u gjet i pajete nga kalimtare te rastit te cilet kane lajmeruar menjehere policine e cila ka shkuar ne vendin e ngjarjes se bashku me nje grup hetimor.


Deri me tash nuk ka nje version te policisenga se eshte shkaktuar vdekja e 53 vjecarit. Sipas burimeve policore atij i eshte verejtur nje goditje nga prapa kokes e cila po analizohet nga se ka ardhur. Por gjithnje dyshohet ne te dy pistat ose aksident ose nje goditje me sende te forta dhe ne momentin e goditjes mund ta kene lene ne ate vend.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›