Prootestat dhe greva e pergjitshme
Vazhdon tashmë prej 10 ditësh greva e përgjithshme në Kolumbi që fillimisht nisi me disa protesta në zonat rurale. Ku gradualisht u përfshinë dhe minatorët, mësuesit, mjekët, kamionistët dhe studentët.
Të dielën e kaluar rreth 250 mijë perona ishin në rrugët kryesore të vendit duke kundërshtuar marrëveshjen për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me politikat për privatizimin që mbështeten nga presidenti i vendit Huan Manuel Santos.
Policia ka reaguar në mënyrë të dhunshme duke përdorur, armë, gaz lotsjellës, duke kryer arrestime dhe tortura.
Sipas ministrit të brendshëm protestuesve u janë bashkangjitur dhe forcat e FARK, dhe për këtë arsye agjentët e policisë janë detyruar të përdorin forcën.
Mes arsyeve të protestave më të fortat janë ato që lidhen me një seri normativash që penalizojnë mbi të gjitha komunitetet indigjene dhe afro kolumbiane.
Marrëveshja për tregtinë e lirë i detyron fermerët e vegjël që të konkurojnë me prodhimet e subvencionuara nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës.
Fermerët kërkojnë që interesat e tyre të mbrohen më shumë duke parë kushtet e mjerueshme në të cilat gjenden zonat rurale.