Vendimi i Gjykates Kushtetuese ne Portugali

Gjykata kushtetuese në Portugali ka rrëzuar ligjin që mbron reformën për shkurtimin e vendeve të punës në sektorin publik. Vendimi i gjykatës ka të bëjë me mënyrën e pushimit nga puna dhe jo me vetë procesin. Qeveria portugeze ka ndërmarrë reformat për të ndihmuar vendin që të dalë nga kriza ekonomike.
Vendimi më i fundit i gjykatës paraqet një pengesë të re për qeverinë e qendrës së djathtë dhe pse pasojat financiare janë ende të kontroloueshme ajo që shqetëson qeverinë portugeze është reagimi negativ i investuesve që presin rezultatet e masave të ndërmarra nga Lisbona. Edhe pse Portugalia ka dalë nga kriza ekonomike tremujorin e kaluar, rimëkëmbja është ende e rrezikuar, dhe në varësi të përmbushjes së reformave.