E Diel, 1 Nëntor 2026

Propozim për traktat të ri sigurie

Si edhe në pjesën tjetër të botës, Rusia ka shikuar me interes të

madh ditët e para të Presidencës së Barak Obamës. Është tepër

herët, natyrisht, të krijohet një pikëpamje rreth asaj se çka do të thotë për botën ky ndryshim në Shtëpinë e Bardhë.

Një gjë për të cilën nuk dyshohet është mundësia për një qasje më

të shumanshme që të lehtësohen tensionet dhe të tejkalohen problemet. Në zemër të një qasjeje të tillë duhet të jetë një marrëveshje që të vendosen procese dhe institucione efektive që të zgjidhen brengat politike dhe të sigurisë të të gjitha shteteve. Kjo do të kërkojë që të shikojmë përtej historisë

dhe interesave të ngushta kombëtare.

Nëse jemi seriozë për bashkëpunim më të madh, ne duhet të fillojmë duke e hequr veten nga mbërthimi i rivaliteteve

të Luftës së Ftohtë. Evropa dhe Amerika Veriore para shumë kohe

i tejkaluan këto tensione, por institucionet ende duken të ngrira në kohë, njëjtë si disa nga përgjigjet tona.

Planet që të zgjerohet NATO-ja duket se kanë për qëllim të kapin

problemet e së kaluarës, në vend se të ndërtojnë besimin për të

tashmen. Njëlloj bëjnë edhe vendimet e njëanshme rreth sistemeve mbrojtëse antibalistike. Ne duhet të pranojmë se nuk është e mundur të rritet siguria për shtetet individuale, duke shpërfillur ndërlikimet e sigurisë për fqinjët e tyre.

Shumë institucione tashmë janë së pari të brengosura për sigurinë

e vetë anëtarëve të tyre; Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ashtu si demonstroi kriza në Kaukaz, verës, ka mungesë të rregullave dhe përgjegjshmërisë që të jetë efektive. Dhe po kërkonte një mënyrë për të mbushur këtë vrimë dëmtuese, e cila bëri që Presidenti Medvedev të propozojë një traktat të ri mbi sigurinë evropiane; ne besojmë se do të themelonte një rajon me të vërtetë të bashkuar të sigurisë kolektive në rajonin Euroatlantik dhe të rregullojë atë që ne së bashku gjer tani kemi dështuar ta menaxhojmë.

Sistemi i ri do të duhej të bazohej në supremacinë e ligjit ndërkombëtar dhe besnikërinë ndaj statutit të OKB-së. Ka për qëllim që të krijojë një forum me anë të të cilit ne do të mund të zgjidhim probleme të sigurisë për shumë vite që vijnë. Një traktat mund të lindë vetëm nga një proces demokratik negociues

që përfshin të gjitha shtetet e rajonit, si dhe organet e shumëfishta të sigurisë që tashmë punojnë në këtë rajon.

Një nismë e tillë do të hapte rrugën për një dialog më efektiv

sesa ai të cilin e jep formati i OSBE-së. Gjithashtu do të na lejonte të ndërtojmë ide nga akademikë dhe ekspertë nga e tërë Evropa, Rusia dhe Amerika Veriore. Nuk ka ndonjë axhendë të fshehur prapa kësaj iniciative. Vjen nga një dëshirë e vërtetë për të kthyer besimin dhe sigurinë. Kjo gjithashtu, ashtu siç tha ish-ministri i Jashtëm gjerman, Jochka Ficher, do të japë më në fund mundësinë që ne së bashku t‘i përgjigjemi pyetjes kritike

strategjike të rolit global të Rusisë dhe vendit të saj në Evropë.

Nëse e bëjmë këtë si duhet, kjo do të çonte në një epokë të re të

bashkëpunimit. Mbrojtjet e reja do t‘u jepnin shteteve besimin se

siguria e tyre do të mbrohet kolektivisht, e jo vetëm me anë të veprimit të shtetit të tyre. Kjo do t‘i jepte jetë përkushtimit të OSBE-së dhe këshillit NATO-Rusi, që asnjë shtet nuk duhet të

garantojë sigurinë e vet në çmim të sigurisë së të tjerëve. Duke

bërë këtë, do të hapnim rrugën qorre mbi kontrollin e armëve në

Evropë dhe do të parandalonim rrezikun e ndonjë gare të re të

armëve. Kur ministrat e Jashtëm biseduan për idenë e një traktati të tillë gjatë Këshillit të Ministrave të OSBE-së në dhjetor, pati plot mendime rreth asaj që duhet të përmbajë ky traktat. Por askush nuk e sfidoi dobishmërinë e një diskutimi të tillë. Nëse mund të kryejmë punën e vështirë dhe të gjejmë një rrugë përpara, ne do të sigurojmë se nuk po e humbim këtë mundësi për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar dhe të fitojmë mirënjohjen e gjeneratave të ardhshme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›