Propozimi: Klinikat shëndetësore në "ngarkim" të bashkive e komunave
Projektligji për fondin e sigurimeve shëndetësore, që e bën ISKSH-në financuesin kryesor të shëndetësisë mendohet se do të jetë "shpëtimi" i madh. Kjo do të thotë që sikundërse sigurimet shëndetësore rimbursojnë shërbimet për trajtimin shëndetësor në klinikat e lagjeve dhe poliklinikave, të kryejnë të njëjtën gjë edhe për spitalet. Përfshirja e shërbimeve spitalore nën këtë skemë do të jetë një eksperiencë e re. Një qytetari që do të paguajë rregullisht sigurimet shëndetësore do t‘i jepen në shkëmbim të gjitha shërbimet shëndetësore trajtime, diagnostikime, konsulta, madje edhe operacione. Sipas një drafti të Ministrisë së Shëndetësisë, ku Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të jetë burimi i vetëm i fondeve nga i cili do të financohet shëndetësia, pacientët do të paraqesin librezën shëndetësore dhe do të marrin shërbimin falas. Por sigurisht, do të ketë edhe nga ato shërbime, të cilat nuk do të rimbursohen. Një nga mundësitë për ndarjen e përgjegjësive është edhe kalimi i qendrave shëndetësore në ngarkim të bashkive dhe komunave.
Drafti
Projektligji "Për fondin e sigurimit shëndetësor dhe financimin e shërbimeve shëndetësore nëpërmjet sigurimeve shëndetësore" sanksionon Fondin e Sigurimeve Shëndetësore si të vetmin person juridik-publik, i cili ofron dhe administron sigurimin e detyrueshëm social shëndetësor në Republikën e Shqipërisë. Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të jetë blerësi dhe paguesi i vetëm strategjik i paketës bazë të shërbimeve për popullatën e siguruar. Financimi publik i sektorit të shëndetësisë është i fragmentuar, institucione të ndryshme financojnë sistemin (Ministria e Shëndetësisë, ISKSH, Pushteti Vendor). Rrjedhimisht, institucionet tentojnë të mbajnë përgjegjësi vetëm për ato nivele të shërbimeve që financohen prej tyre. "Një element shumë i rëndësishëm i decentralizimit dhe marrjes së përgjegjësisë së komunitetit për shërbimet komunitare është kalimi i godinave të qendrave shëndetësore dhe ambulancave në pronësi të komunave dhe bashkive, si dhe krijimi i hapësirës ligjore të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të pushtetit vendor në bordin e qendrës shëndetësore", thuhet në projektligj.
Fondi i ISKSH-së
Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të jetë blerësi dhe paguesi i vetëm strategjik i paketës bazë të shërbimeve për popullatën e siguruar. Ndërkohë, shërbime përtej paketës bazë, shërbimi stomatologjik, protezat, shërbimet e syzeve optike, ndërhyrjet e kirurgjisë plastike-estetike e të tjera si këto do të mund të blihen dhe paguhen përmes operatorëve privatë në tregun e sigurimeve shëndetësore. Si Fondi i Sigurimit Shëndetësor për paketën bazë të shërbimeve ashtu dhe kompanitë private të sigurimit shëndetësor për paketën suplementare të shërbimeve, do të kenë të drejtë të lidhin kontrata vetëm me ato institucione shëndetësore në nivel parësor, dytësor apo tretësor, publike apo private që do të jenë të licencuara dhe të akredituara sipas standardeve dhe normave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. "Një nga sfidat është zhvendosja e balancës së kujdesit shëndetësor nga niveli dytësor në nivelin parësor të kujdesit shëndetësor, si dhe identifikimi e marrja e masave të duhura për rritjen e kredibilitetit të Kujdesit Shëndetësor Parësor", thotë raporti i Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas projektligjit, Zhvillimi i Kujdesit Shëndetësor Parësor kërkon jo vetëm investim në trajnimin e personelit, pajisje dhe infrastrukturë, por edhe hapësira dhe fleksibilitet në menaxhim sa më të ngjashëm me sektorin privat për të siguruar një konkurrencë të drejtë për bazën e pacientëve dhe të ardhurat.
Spitalet
Mjekët: Kriza zgjidhet vetëm me reforma
Kriza që ka pushtuar sistemin shëndetësor shqiptar e veçanërisht atë spitalor, pas skandaleve të fundit, sipas vetë bluzave të bardha ka nevojë për reforma që duhet të drejtohen prej atyre që e njohin shëndetësinë. Një ndër reformat e propozuara për të cilat janë dakord edhe vetë bluzat e bardha është ajo e sigurimeve shëndetësore. Aktualisht, në qendrën më të madhe spitalore universitare, në kryeqytet në çdo derë pavijoni qëndron e shkruar një urdhëresë mbi bazë të së cilës duhet të funksionojë edhe sistemi i pagesës së shërbimeve spitalore në përputhje me të qenit i siguruar ose jo. Deri tani kjo urdhëresë ose është zbatuar pak ose aspak, në pjesën më të madhe të spitaleve të vendit. Mungesa e funksionimit të sigurimeve shëndetësore ka lënë të pakënaqur edhe pacientët, të cilët paguajnë sigurime shëndetësore. Këtu bëhet fjalë sidomos për buxhetorët nga pagat e të cilëve mbahet automatikisht pagesa për sigurimet shëndetësore. Por që me këto libreza në dorë, zor se mund të mbarohet punë në spitalet tona.
Spitalet private
Nuk do financohen nga ISKSH
nëse nuk janë të akredituara
Kujdesi shëndetësor mendohet që të rimbursojë edhe shërbimet në spitalet ose klinikat private. Fondi i Sigurimit Shëndetësor për paketën bazë të shërbimeve ashtu dhe kompanitë private të sigurimit shëndetësor për paketën suplementare të shërbimeve, do të kenë të drejtë të lidhin kontrata vetëm me ato institucione shëndetësore në nivel parësor, dytësor apo tretësor, publike apo private që do të jenë të licencuara dhe akredituara sipas standardeve dhe normave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Për sa u takon kritereve që duhet të përmbushin këto qendra do të vendosen nga Ministria e Shëndetësisë.
Qendra e Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore do të ketë një rol të rëndësishëm, pasi është detyra e saj të vendosë kredite dhe të kontrollojë klinikat mjekësore për standardet që respektojnë, gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Raporti
Modeli i sistemit shëndetësor
nga Semashko në Bismark
Një raport i detajuar i Drejtorisë së Shëndetit Publik, në Ministrinë e Shëndetësisë nënvizon avantazhet e vënies në zbatim të ligjit të financimit nga fondi i ISKSH-së. "Financimi i sistemit shëndetësor në logjikën e tregut dhe solidaritetit kushtëzon në mënyrë të pashmangshme rikonfigurimin e sistemit shëndetësor. Sistemi shëndetësor në Shqipëri, dikur një model Semashko me centralizim të plotë, shpërndarje barazitiste dhe pa mekanizma stimulimi të përmirësimit të performancës, është duke lëvizur drejt një varianti të modelit Bismark", thotë raporti. Sipas kësaj analize, janë bërë hapa përpara veçanërisht në Kujdesin Shëndetësor Parësor. Racionalizimi i burimeve financiare, njerëzore dhe kapitaleve ekzistuese përkthehet në konsolidimin e shërbimit spitalor në nivel rajonal (qarku). Në bashki dhe rrethe të vogla është me kosto-efektive fuqizimi i shërbimit të mjekut të familjes, konsultorit të nënës dhe fëmijës, shërbimit të urgjencës dhe shërbimit spitalor ditor.