Turizmi në Himarë, Neranxi kthen sytë nga Korfuzi
Prefekti Stefano Pulimenos dhe kreu i Bashkisë së Korfuzit, Sotiris Mikaljev, janë gjendur në Himarë, ku kanë zhvilluar një takim me banorë të zonës, si dhe deputetin Neranxi, i cili kishte bërë dhe ftesën për ekipin grek. Takimi i iniciuar nga deputeti Neranxi ka pasur pjesëmarrës edhe operatorë turistikë të zonës, ku si objekt primar ka qenë diskutimi mbi investimet në zonë dhe zhvillimin e qytezës jugore bregdetare.
Në takim është folur në lidhje me zhvillimin e zonës së Himarës, si dhe rrethinave të saj. I pranishëm në takim ka qenë dhe prefekti i Qarkut të Vlorës, Xhevair Rexhepi, ndërsa ka munguar kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, edhe pse ka marrë ftesën për të qenë pjesëmarrës.
Gjatë takimit, deputeti Neranxi u ka kërkuar dy anëtarëve të qeverisjes vendore të Korfuzit që të ndikojnë te kreu i Bashkisë së Himarës për të bërë të mundur përshpejtimin e zgjidhjes së çështjes së pronave të himarjotëve, për të cilën Neranxi sheh si pengesë pikërisht Bollanon. Ai ka shtuar se zgjidhja e këtij problemi do të bëjë të mundur dhënien e mundësisë për zhvillimin e zonës së Himarës dhe të rrethinave të saj, të cilat po mbajnë peng zhvillimin e zonës, si dhe po mbajnë larg investimet si të huajat, po ashtu edhe ato vendase.
Prefekti i Korfuzit, Pulimenos, ka shprehur mbështetje maksimale për këtë çështje. Të pranishëm në takim kanë qenë dhe disa prej përfaqësuesve të operatorëve të fuqishëm turistikë të Greqisë, si Kariptos dhe Jahtesh, të cilët kanë dhënë nota maksimale për zonën e Himarës dhe të rrethinave të saj. Pas takimit të zhvilluar në drekë, deputeti Neranxi, si dhe drejtuesit grekë, kanë ngrënë darkë në një prej hoteleve të Himarës.