Zgjidhet konflikti mes sindikatave dhe "Albpetrolit"
Përfaqësuesit e Ministrisë së Punës ndërmjetësojnë mosmarrëveshjet midis disa sindikatave të naftës dhe kompanisë "Albpetrol". Në këtë sektor do të shkurtohen rreth 1200 punonjës, nga 4922 që janë gjithsej. Grupi i ndërmjetësimit të ministrisë u vu në dijeni nga stafi drejtues i "Albpetrol" me qëllim zbutjen e pasojave sociale, por edhe rritjen e efektivitetit dhe të aftësisë konkurruese të ndërmarrjes. Kompania ka bërë një studim lidhur me kualifikimin, vjetërsinë, kategoritë e punës, arsimin, kushtet sociale etj., të punonjësve, që do të ndihmonte në përcaktimin e "kritereve për vlerësimin e punonjësve për daljen të papunë". Mbi bazën e studimit janë caktuar kriteret dhe vlerësimi me pikë i punonjësve.
Në takimin ndërmjetësues, përfaqësuesit e dy grupimeve sindikale ranë dakord me kriteret e vlerësimit dhe kërkuan garanci për zbatimin e tyre nga drejtuesit e kompanisë.
Drejtuesit e "Albpetrol" i siguruan sindikatat se procesi i riorganizimit të ndërmarrjes do të kalonte nëpërmjet një transparence maksimale dhe premtuan se bashkëpunimi me sindikatat do të vazhdonte gjatë gjithë kësaj kohe.
Lidhur me shqetësimin e sindikatave, se shkurtimet po bëhen me subjektivizëm dhe anësi, drejtuesit e kompanisë premtuan se procesi do të rishikohet dhe se tashmë vlerësimi i punonjësve dhe emrat e atyre që do të shkurtohen do të afishohen në ndërmarrjet respektive dhe për çdo ankesë, dyshim, apo propozim rreth këtij procesi, përfaqësuesit sindikalistë do të jenë të mirëpritur për t‘i diskutuar me kompaninë. Gjatë takimit, sindikatat u parashtruan përfaqësuesve të punëdhënësve edhe kërkesa për kushtet e punës, kërkesa që u vlerësuan të drejta prej tyre, duke premtuar se do të realizoheshin shumë shpejt.