Propozimi i LSI-së për votën e emigrantëve
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim propozoi votimin e emigrantëve me zarf. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi, ka shpjeguar detajet mbi këtë propozim duke thënë se “grupe të posaçme pune, të zgjedhura nga KQZ, do të duhet të merren posaçërisht me evidentimin e listave të shpallura nga Komisionet Zgjedhore Zonale (KZZ). Këto grupe duhet të evidentojnë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë mbushur moshën e duhur dhe ndërkohë janë shpërngulur jashtë vendit për arsye pune. Ky evidentim do të bëhet me një kod të veçantë. Njëherësh këto grupe pune, do të përcaktojnë edhe dy gjëra themelore. Në radhë të parë se në çfarë njësie vendore emigranti ka marrë dokumentin identifikues, pra pasaportën, në momentin e largimit nga vendi. Në bazë të këtij përcaktimi, edhe emigranti do të votojë për rajonin e caktuar, në qarkun e caktuar. Nuk do të merren në konsideratë shpërnguljet që mund të ketë bërë familja e tij brenda vendit. Gjithashtu, ajo që është shumë e rëndësishme, grupet e punës do të përcaktojnë edhe adresën e saktë, vendqëndrimin e saktë të emigrantit jashtë shtetit. Pasi të hartohet e gjithë lista e emigrantëve, kjo listë pas qarkut, do t i dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të dërgojë në çdo KZZ, fletët e votimit për t i dërguar jashtë shtetit, tek emigrantët në fjalë. KZZ-të do të përcjellin në adresë dhe në emër të çdo emigranti, që është i regjistruar në njësinë e tij përkatëse zgjedhore në Shqipëri, një zarf të madh, i cili do të përmbajë një fletorientimi për mënyrën e votimit dhe një zarf tjetër të vogël, i cili ka brenda fletën e votimit. Por ky zarf i vogël, nuk ka emrin e personit, për të ruajtur fshehtësinë e votës. Emigranti, pasi voton, vë shenjën përkatëse, e mbyll zarfin dhe voton normalisht”, - shpjegoi Xhufi.
Ky lajm është publikuar: 21/10/2008