Bregu: “Për projektligjin e Prokurorisë ka rënë dakort EURALIUS”
Autori i Lajmit: red.
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në cilësinë e zëdhënëses së Këshillit të Ministrave, në një prononcim publik ka theksuar se raporti i fundit i "Freedom Hoouse" e radhit Shqipërinë në vendin e parë për respektimin e institucioneve të pavarura. Bregu gjithashtu tha se Qeveria është e angazhuar për të mos ndërhyrë në pavarësinë e institucioneve si edhe për të vijuar në rrugën e reformave. Bregu u shpreh dhe për ligjin e Prokurorisë duke theksuar se imuniteti i prokurorëve është ende një çështje në diskutim. Ministrja më pas vijoji duke thënë se “Raporti i “Freedom House” për respektimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë e rendit Shqipërinë të parën në rajon për përmirësimin e ndjeshëm të pavarësisë së institucioneve dhe kuadrit ligjor në qendër të të cilit janë Gjyqësori dhe Prokuroria. Sipas këtij raporti, nga vendi i fundit që ishte në vitin 2005, këtë vit Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon, duke përmirësuar indeksin me 0.5 pikë, nga 4.5 në 4.00. Raporti vlerëson punën e bërë nga qeveria për miratimin e ligjeve në Parlament që vijnë si detyrim i përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, sikurse ligji i organizimit të gjyqësorit, mbrojtja e të dhënave personale, ndryshimet në ligjin për falimentimin, ndryshime dhe shtesa në ligjin për të drejtat e të dënuarve me burgim apo ndryshimet e bëra në Kodin Penal për mbrojtjen e të drejtave të minorenëve. Më pas zëdhënësja Bregu i është përgjigjur interesimit të mediave për kritikat e ambasadorit amerikan në Tiranë, projektligji për Prokurorinë, heqja e imunitetit si dhe tragjedia e Butrintit. “Besoj se edhe ajo për të cilën unë jam këtu, pra pikërisht për të përshëndetur raportin e “Freedom House” për ruajtjen dhe respektimin e pavarësisë së institucioneve dhe shkallëve që ka ngjitur Shqipëria si vendi i parë në rajon në këtë raport, duke lënë pas vende, të cilat janë shumë më përpara në hapat e tyre drejt Bashkimit Evropian tregon se asgjë nuk ka më të rëndësishme për këtë vend dhe për këtë qeveri se sa respektimi i pavarësisë së institucioneve”, - shpjegoi ajo për kritikat e Uidhersit. “Projektligji i Prokurorisë ka përfunduar tashmë 95 % diskutimi i tij jo vetëm me Prokurorinë, por edhe me EURALIUS, i cili aktualisht ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë dhe pas diskutimit edhe të elementeve të tjera, ligji do të mbërrijë në Qeveri dhe më pas në Parlament. Ka pasur një dakordësi në koceptet kryesore të këtij projektligji”, - nënvizoi Bregu për projektligjin për Prokurorinë. Ndërsa për çështjen e imunitetit të zyrtarëve u shpreh se “është një nga çështjet që është ende në diskutim nga Ministria e Drejtësisë me Prokuroria”. “Së pari, më lejoni t`ju shpreh ngushëllime familjarëve të atyre që kanë humbur jetën në këtë tragjedi që ndodhi dje në liqenin e Butrintit. Në fakt, sigurisht qëndrimi i Qeverisë shqiptare dhe marrja e masave për të penguar që kjo tragjedi të shumëfishohej kanë qenë prezent që në orët e para të ngjarjes. Ju e dini tashmë se keni pasur një deklaratë zyrtare nga Ministria e Brendshme. Sigurisht që asnjë ngjarje, e cila ka viktima, nuk është një ngjarje që mund të kalohet lehtësisht. Ne kemi dëshmuar gjatë gjithë kësaj kohe një menaxhim dhe siguri më të mirë të kufijve tanë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka raste sporadike të kalimit klandestin të kufirit”.
Ky lajm është publikuar: 21/10/2008