E Diel, 1 Nëntor 2026

Propozimi i Topit per KLSH-ne Shehu Ka shkelur Kushtetuten

Deputeti demokrat ka kritikuar menyren se si ka vepruar kreu i shtetit Bamir Topi me propozimin per kreun e ri te KLSH-se. Sipas Shehut Topi duhet te respektoje Kushtetuten

Deputeti i Partise Demokratike Tritan Shehu u shpreh per standard se marrja e statusit kandidat per Shqiperine pranveren e vitit te ardhshem eshte ne dore te opozites. Sipas tij mazhoranca ka bere pjesen me te madhe te punes te cilen e kane treguar integrimi i Shqiperise ne NATO si dhe levizja e lire ndersa per sa i perket integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian duhet edhe bashkepunimi i opozites. Reagimin e socialisteve deri me tani Shehu thekson se e ka pare me sy pozitiv duke shpresuar qe ky qendrim te vazhdoje edhe me tej. Ai u kerkoi kolegeve te tij opozitare qe ta lene menjane njehere e mire rrugen e ndjekur pergjate dy viteve te fundit pasi kjo nuk sjell asgje te mire per vendin vec vonesen e integrimit te vendit ne BE. Ndersa lidhur me emrin e Bujar Leskajt i cili eshte propozuar nga kreu i shtetit Bamir Topi si kandidature per kreun e KLSH-se deputeti demokrat theksoi se nuk ka ardhur akoma momenti per te shprehur mendimin e tij ne media pasi me pare duhet te flase ne strukturat e Partise Demokratike. Gjithashtu ai theksoi se menyra se si ka vepruar Topi eshte antiligjore pasi ai perpara se te coje propozime qe do te votohen ne Kuvend duhet te konsultohet se paku me dy grupet kryesore parlamentare. Ky eshte edhe rekomandimi i Gjykates Kushtetuese. Ne fakt kjo buron edhe nga konfiguracioni i republikes sone qe eshte Republike Parlamentare - tha Shehu. Gjithashtu deputeti demokrat uroi te gjithe demokratet shqiptare dhe koleget e tij per 21-vjetorin e themelimit te Partise Demokratike e cila sipas tij eshte nje dite e shenuar per gjithe kombin shqiptar.

Zoti Shehu deklaratat e nderkombetareve i japin shprese Shqiperise qe mund te marrim statusin kandidat gjate vitit te ardhshem mund te na thoni dicka me shume lidhur me kete ceshtje madhore te vendit

Perpara se te jap pergjigjen ndaj pyetjes suaj deshiroj qe me rastin e pervjetorit te 21-te te themelimit te PD-se te uroj te gjithe koleget anetaret e PD-se dhe dashamiresit per kete dite historike te zhvillimeve shqiptare. PD u krijua 21 vite me pare si shpresa e te gjitheve edhe e atyre qe nuk kane qene pjese e saj. Ajo gjate gjithe ketyre viteve ka qene motori kryesor i zhvillimeve te medha te vendit tone. Ndersa per sa i perket pyetjes dua te them se eshte e vertete qe ditet e fundit ka disa sinjale pozitive ne kete drejtim. Mundesite jane reale per tu arritur ky sukses politik i Shqiperise ne pranveren e ardhshme. Kjo eshte e lidhur me nje ecuri pozitive drejt normalizimit te jetes politike ne vend kohet e fundit gje qe vjen nga nje ndryshim i kursit politik te drejtuesve te PS-se. Largimi nga bojkoti e lufta e rruges e PS-se pjesemarrja aktuale e tyre normale ne parlament dhe ne jeten politike te vendit e grupit te saj parlamentar nje politike me racionale e tyre nuk mund te mos jepte rezultate pozitive per vendin. PS duhet te kuptoje se ajo eshte forca politike kryesore opozitare ajo ka nje numer te madh deputetesh ka detyrimet e saj qe duhet ti perballoje me rruge demokratike. Perfshirja e saj ne nje politike revolucionare te rruges larg standardeve demokratike si ndodhi per dy vite resht nuk mund te mos demtonte rende imazhin e vendit pra dhe te sillte pasoja negative per te gjithe. Ajo politike ishte ne kundershtim dhe me vete interesat dhe voten e elektoratit te saj. Veprimet e fundit nuk po bejne asgje me shume se sa po e nxjerrin PS nga anormaliteti dhe po e fusin ne normalitet. Tashti me ne fund PS po fillon te beje detyren e saj ndaj vetes se saj elektoratit te saj dhe vendit ne teresi.

Pra ju thoni se kjo vonese ne integrim erdhi si pasoje e bojkotit te PS-se

Kjo nuk ka asnje dyshim. Ishte vetem kjo politike absurde e PS-se ne teresi jo vetem me bojkotin por ne shume aspekte te saj qe u be shkak i voneses ne statusin e kandidatit. Nuk ka shkak tjeter. Kjo eshte thene qarte dhe nga Brukseli Strasburgu etj. Kjo eshte perseritur dhe para dy-tri ditesh kur duket se po hapet drita jeshile. Gjate gjithe ketyre 6 viteve qeverisje PD Berisha qeveria kane shtyre perpara me force e ne drejtimin e duhur reformat ne vend. Ne arritem te anetaresohemi ne NATO te liberalizojme vizat te perfundojme asocim-stabilizimin me BE-ne e shume hapa te tjera. Sot vendi ka rend ekonomi me indekse pozitive stabilitet. Te vetmet gjera qe nuk funksionuan ishin ato ku duhej pjesemarrja e opozites. Pra pati nje bllokim artificial nga ana e saj e proceseve qe lidheshin me opoziten. Megjithate shpresojme se tashme z. Rama eshte bere me racional apo ka ndjere presionin pozitiv brenda e jashte partise se tij per te nderruar kurs te shpresojme se i ka kuptuar gabimet e tij gabime qe ne te vertete kane demtuar rende vete PS-ne.

Pse erdhen keto gabime te Rames

Per shume arsye. Ne fillim cdo gje filloi per te justifikuar humbjen e zgjedhjeve te vitit 2009. Pra per arsye te brendshme pushteti ne vete PS-ne qe Rama te mos jepte doreheqjen nga drejtimi i partise. Me tej gjerat u nderthuren me shume. U mendua se bllokimi i proceseve zhvilluese e integruese te vendit e shoqeruar kjo me nje politike revolucionare bllokim rrugesh dhune e deri te agresioni mbi kryeministrine do te sillte PS-ne ne pushtet shpejt. Ne fakt ndodhi e kunderta PS e Rama humben dhe zgjedhjet lokale duke shkuar qartesisht drejt humbjes se zgjedhjeve politike te 2013. Sidoqofte ajo qe ndodhi tregon se brenda PS-se ka forca me nje vizion te deformuar politik per demokracine. Ka forca qe kane nje koncept anarkist e revolucionar te te berit politike apo dhe me keq akoma qe aty ka rryma te cilat nuk duan qe vendi te integrohet teresisht kjo e lidhur me interesa te dyshimta e frike nga rregullat e lojes demokratike. Kjo eshte shume e demshme per ate parti. Sidoqofte sinjalet e fundit te ndryshimit te kursit politik te PS-se jane premtuese. Situata e re e krijuar tashme vecse konfirmon dhe nje here racionalitetin e qendrimeve te PD-se e Berishes ne te gjithe keto vite.

A e shikoni si normal qendrimin e kreut te Partise Socialiste lidhur me reformen zgjedhore

Vete fakti qe tashme eshte pranuar krijimi dhe ka filluar puna e komisionit parlamentar per reformen zgjedhore eshte pozitiv e i dobishem. Kjo tregon qe kur ka vullnet nga PS-ja mund te bashkepunohet dhe te dalin produkte pozitive per te gjithe. Vonesat e deri tanishme te krijuara nga opozita ishin jo produktive. Kjo reforme ose me mire ndryshimet ne kod jane te nevojshme tashme. Per kete ne kemi propozimet e OSBE-ODHIR te vitit 2009 dhe vitit 2011 per tu implementuar. Kjo jo se kodi nuk eshte i mire por se ky eshte zhvillimi e persosja e proceseve. Vete opinionet e institucioneve nderkombetare shtyjne ne kete drejtim e ide.

Po ceshtjen e sistemit zgjedhor ndryshimet qe kerkohen nga partite e vogla si i shikoni

Cdo force politike ka te drejte te kete opinionet e saj apo te mbroje interesat e saj. Megjithate kur flitet per sistemin zgjedhor gjerat jane me te komplikuara. Sistemi zgjedhor pervec te tjerave ka te beje dhe me dy elemente esenciale me nje raport sa me te drejte te votes me perfaqesimet ne parlament dhe me domosdoshmerine e nje stabiliteti ne qeverisje. Keto dy elemente nuk mund te ndahen e duhen analizuar se bashku. Pa dyshim kur flasim per stabilitet qeverisese pergjegjesia kryesore bie mbi PD-ne dhe PS-ne duhet te jemi te qarte per kete. Me kete desha te them qe formulat te cilat japin nje therrmim te madh te parlamentit nuk sigurojne stabilitet qeverisese perkundrazi. Prandaj vendimet per sistemin nuk merren njelloj si ato per administrimin e votes. Ato duke u pare ne keto optike i takojne PD-se dhe PS-se qe ti marrin.

Opozita vazhdon te hedhe akuza mbi mazhorancen se eshte duke genjyer qytetaret dhe te gjitha premtimet e saj kane qene boshe...

Opozita kudo kritikon kjo eshte normale. Ceshtja eshte te raporti midis kritikes e pjesemarrjes midis akuzes e racionalitetit te saj te mjetet qe perdor per te shprehur kundershtimin. Keto ndajne nje opozite konstruktive nga nje tjeter destruktive. Keto ndajne qendrimet demokratike nga ato me pak demokratike. Ketu PS ka pasur oscilacione te dukshme ne strategjine e sjelljen e saj politike qe flasin per nje mungese vizioni te qarte demokratik te lidershipit te saj. Kalimi nga pozicione bashkepunuese ne vitin 2008 ne qendrime te dhunshme ne vitet 2009 2010 2011 ishte shume negative per ate vete e per vendin. Sic thashe se fundmi ka nje ndryshim pozitiv ne qendrimet e PS-se qe do ti vleje dhe asaj vete. Le te shpresojme se do te vazhdohet ne kete rruge te re te saj.

Presidenti Topi se fundmi ka propozuar zotin Bujar Leskaj si kandidature per kreun e KLSH-se. Qendrimi i opozites eshte kunder ketij emri po qendrimi i mazhorances dhe juaji personalisht cili eshte

Do ta ndaja ne dy ceshtje kete pyetje. Se pari une mendoj se Presidenti perpara se te sjelle propozime qe do te votohen ne Kuvend duhet te konsultohet se paku me dy grupet kryesore parlamentare. Ky eshte dhe rekomandimi i Gjykates Kushtetuese. Ne fakt kjo buron dhe nga konfiguracioni i republikes sone qe eshte Republike Parlamentare. Ketu mund te kete interpretime te ndryshme por une bazohem te ai i Gjykates sone Kushtetuese te fryma e kushtetutes dhe te racionaliteti. Kjo do te evitonte refuzimet nga ana e parlamentit dhe do te forconte bashkepunimin midis institucioneve te larta ne vend. Ne lidhje me miratimin ose jo te kandidatures se z. Leskaj nga mazhoranca une evitoj te jap mendim perderisa nuk eshte marre ndonje vendim apo dhene ndonje mendim zyrtar nga ne. Ju me pyesni per mendimin tim personal. Une jam anetar i grupit te i KK-se tek PD-ja dhe mendimet e mia se pari do ti jap ne keto struktura e pastaj ne media.

Meqenese permendem kreun e shtetit cili eshte opinioni juaj qe kohet e fundit ne Shqiperi po shohim krijimin e shume partive te tjera si nga e majta po ashtu edhe nga e djathta duke pasur parasysh ketu se se shpejti pritet te krijohet edhe partia e drejtuar nga zoti Topi

Po ka pasur disa sinjale te tilla kohet e fundit megjithese jo te qarta. Une do te thosha qe ne nje demokraci sic eshte vendi yne keto gjera ndodhin. Cdo individ ose grupim ne politike ka te drejten e tij te mendoje apo te hedhe hapa konkrete ne kete drejtim. Njerezit per arsye nga me te ndryshmet mund te marrin te tilla vendime ne nje ambient demokratik. I takon me tej elektoratit te gjykoje me voten e tij per secilen nga keto levizje. Sidoqofte une dua te them se me keto parti qe jane sot ne vend apo dhe me te tjera qe mund te shtohen deri ne vitin 2013 PD i ka te gjitha premisat te rifitoje zgjedhjet e ardhshme politike. Kjo sepse PD ka mbajtur premtimet e saj ka realizuar reforma te thella ne vend dhe ka bere qartesisht qe Shqiperia te ece ne drejtimin e duhur qofte ky politik qofte ky ekonomik e social pavaresisht edhe nga pengesat jodemokratike te krijuara per dy vjet nga opozita.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›